Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi takohet me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power

Ministri Selimi takohet me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power

Prishtinë, 24/09/2020

Gjatë këtij takimi ministri Selimi e ka njoftuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Power, për disa procese prioritare të MD-së, si Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit, i cili tashmë është në fazën përfundimtare, legjislacionin lidhur me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga Grupi Punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe Vettingun, si dhe një sërë çështjesh që lidhen me reformën në drejtësi.

Ministri Selimi falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në sektorin e drejtësisë përmes projekteve të ndryshme.

Ministri Selimi nga zyrtarët e KiE, u informua për tri projekte kyçe të Këshillit të Evropës në Kosovë, respektivisht Projektin kundër Krimit Ekonomik PECK III, Përforcimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II VAW, si dhe për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ II.

Veçanërisht është diskutuar për njërin nga projektet e KiE-së me Ministrinë e Drejtësisë, për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë sipas metodologjisë së CEPEJ-it, rezultatet e së cilës analizë dhe të dhënat e grumbulluara kanë shërbyer gjithashtu edhe në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe më pas në procesin e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimit e Ligjit.

Me këtë rast, ministri Selimi tregoi se si rezultat i këtij projekti, Ministria e Drejtësisë është duke punuar në themelimin e një njësie për analiza dhe statistika në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të jetë njësi koordinuese dhe përgjegjëse për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë.

Ndërsa z. Power e ka falënderuar ministrin Selimi në emër të Këshillit të Evropës për bashkëpunimin e frytshëm përgjatë këtyre viteve dhe ka vlerësuar si shumë pozitive seriozitetin me të cilën Qeveria e Kosovës i referohet ekspertizës së Komisionit të Venecias, që dëshmon vullnetin e vendit tonë për të respektuar  demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Ministri Selimi dhe shefi i Zyrës së KiE-së z. Power, kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës në çështjet kyçe, të cilat e avancojnë sistemin tonë të drejtësisë..

Foto Galeria