
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
“ Ndjenjë e veçantë të qëndroj për vizitë zyrtare sot në Republikën e Shqipërisë në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë së Kosovës dhe posaçërisht më gëzon fakti se mund të bëjmë së bashku gjëra të mira për kombin, për dy shtetet tona pro-perëndimore, me orientim të qartë euro-atlantik, në fuqizimin e sundimit të ligjit, si bazë e integrimit europian”, tha ministri Selimi.
Ministri Selimi dhe ministrja Gjonaj, gjatë këtij takimi diskutuan për ecurinë e reformave në drejtësi, agjendën legjislative, nismat për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit në të dyja vendet, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
“ Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik tashmë në fushën penale kane të nënshkruara marrëveshje për Ekstradim, ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, si dhe transferimin e personave të dënuar. Pra fusha e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve sa i përket çështjeve penale është e mbuluar, dhe funksionon përgjithësisht mirë”, deklaroi ministri Selimi.
Ndër tjerash gjatë takimit, dy ministrat diskutuan edhe për marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të nënshkruhet në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet së shpejti, adresimin e llogaridhënies dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kemi folur edhe për një nga betejat më të rëndësishme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si themel per shtetet tona dhe imazhin e tyre në rrjedhat globale, për të cilën u pajtuam se duhet qasje e guximshme dhe ndërtimi i politikave të reja, për të dëshmuar një vullnet të ri për të ecur përpara, me synimin për të hapur perspektiva të reja për zhvillimin e vendeve tona dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në familjen evropiane”, tha ministri Selimi.
Ndërsa ministrja Gjonaj, falënderoi ministrin Selimi dhe shprehu gatishmërinë që përmes ekspertëve të Republikës së Shqipërisë të ndihmohet Kosova gjatë reformës së sistemit të drejtësisë.