Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi: USAID mbetet partner i qëndrueshëm i Republikës së Kosovës

Ministri Selimi: USAID mbetet partner i qëndrueshëm i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 20/08/2020

Ministri Selimi vlerësoi lartë kontributin e USAID-it, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë dhe në avancimin e infrastrukturës ligjore, ndërsa tha se ky mision mbetet partner i qëndrueshëm i Republikës së Kosovë.

"Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar në krah Kosovës në kohërat më të vështira dhe po na qëndrojnë afër edhe sot, me ndihmën dhe mbeshtetjen e pakursyer në të gjitha fushat për zhvillim dhe fuqizim të shtetit. Roli i USAID-it në Kosovë është i rëndësisë së veçantë", tha ministri Selimi.

Gjatë takimit, ministri Selimi ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, agjendën legjislative, duke veçuar këtu themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij është një shtyllë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë që lehtëson të bërit biznes dhe nxit investimet e huaja në Republikën e Kosovës.

"Ndër objektivat më të rëndësishme të cilën po e shtyjmë përpara është ligji për Gjykatën Komerciale, krijimi i së cilës do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve komerciale, do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për bizneset vendore, por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj. Gjykata Komerciale është projekt me prioritet për ministrinë time dhe hap shumë i rëndësishëm për ekonominë tonë, andaj falënderoj USAID-in, që ka qenë forcë kyçe prapa saj", ka deklaruar ministri Selimi.

Ministri Selimi dhe z. Bierman kanë diskutuar edhe për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me USAID-in dhe Ministrinë e Drejtësisë, për çka është siguruar nga përfaqësuesi i lartë i kësaj agjencie për mbështetje të mëtejmë në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndër tjerash, në takim është diskutuar edhe për situatën e krijuar nga Covid-19, me ç'rast ministri Selimi i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga USAID për menaxhimin më efikas dhe për zbutjen e pasojave të pandemisë në Kosovë.

Foto Galeria