Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Takimi me Palmer – Ministri Selimi: Kosova, besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Takimi me Palmer – Ministri Selimi: Kosova, besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Prishtinë, 20/08/2020

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla me z. Palmer kanë diskutuar për intensifikimin e agjendës shtetërore në përafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e z. Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë, si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Sa i përket procesit të dialogut, ministri Selimi ka theksuar se Kosova është gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në anën tjetër ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për vendin tonë, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë", theksuan dy ministrat në fund të takimit me z. Palmer.

Foto Galeria