Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi: SHBA partner i pazëvendësueshëm në avancimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri Selimi: SHBA partner i pazëvendësueshëm në avancimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 18/08/2020

Ministri Selimi fillimisht e ka falënderuar z. Ohr për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë në çdo fazë të konsolidimit të Republikës së Kosovës.

"ShBA është aleat i përjetshëm dhe partneri më kredibil i Kosovës, andaj jemi të bekuar që si popull e shtet i kemi përqafuar idealet amerikane të lirisë dhe drejtësisë", tha ministri Selimi.

Në këtë takim, ministri Selimi e ka informuar z. Ohr rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, me të arriturat në sundimin e ligjit në Kosovë, mekanizmat që ka krijuar vendi ynë në luftimin e krimit të organizuar dhe atij transnacional, si dhe për avancimin e mëtejmë të një sistemi kredibil e efikas të drejtësisë. 

Në kuadër të takimit, ministri Selimi dhe z. Ohr kanë biseduar edhe për marrëveshjen e ekstradimit, në veçanti për rastet konkrete të personave të kërkuar nga ShBA, si dhe për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të Prokurorisë dhe Gjyqësorit përmes marrjes së ekspertizës së drejtpërdrejtë në ndjekje dhe gjykim të rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Në anën tjetër z. Ohr duke vlerësuar Kosovën për të arriturat e saj, e siguroi ministrin Selimi për mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për avancimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

z. Ohr ritheksoi se ShBA-ja është dhe do të mbetet partnere dhe përkrahëse e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Foto Galeria