Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi: Shteti i së drejtës funksional atëherë kur dinjiteti është bazë për të gjitha të drejtat tjera   

Ministri Selimi: Shteti i së drejtës funksional atëherë kur dinjiteti është bazë për të gjitha të drejtat tjera  

Prishtinë, 31/07/2020

Gjatë takimit me të burgosurit, ministri Selimi ka dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre, si dhe është informuar me gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet brenda Burgut të Sigurisë së Lartë.
 
"Kemi ardhur sot në vizitë, pikërisht në këtë ditë feste, e cila simbolizon bashkimin e njerëzve, solidaritetin dhe sakrificën, i shoqëruar edhe nga Kryeimami Bajgora, për të përçuar mesazhin tek të burgosurit se kryerja e dënimit dhe pendimi shkojnë krah njëra-tjetrës dhe janë pjesë të rehabilitimit të secilit kryes të veprës penale" tha Selimi.
 
Ministri poashtu theksoi se autoriteti i shtetit të Kosovës buron nga Kushtetuta dhe Kushtetuta e parashesh dinjitetin si bazë për të gjitha të drejtat e njeriut. "Të gjithë këta përsona të cilët po i paguajnë borxhin shoqërisë për veprat e tyre penale, duhet t'i trajtojmë me dinjitet dhe duhet t'iu japim mundësi që ata ta kryejnë këtë borxh ashtu siç e ka paraparë gjykata. Përveç dënimit, që është pjesë e kryerjes së këtij borxhi, duhet të jetë edhe pjesa e pendimit e cila i përket secilit" tha Selimi.
 
Në anën tjetër, Kryeimami Bajgora tha se kjo shoqëri ka një obligim ndaj njerëzve që t'u ofrojë kushte për një jetë të dinjitetshme edhe në burg, gjithnjë me porosi që ata të reflektojnë për të kaluarën e tyre duke u penduar për atë që kanë bërë dhe shpresuar që pas vuajtjes së denimit këta persona të jenë pjesëtarë të denjë të shoqërisë.   
 
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i SHKK, Thaçi tha se vizita e sotme dëshmon edhe një herë se shteti i Kosovës dhe institucionet e saj dijnë të jenë afër të burgosurve. Kjo vizitë përveç mesazhit të mirë është edhe një dëshmi e cila tregon se institucionet e Kosovës, përkatësisht Shërbimi Korrektues ka obligim që të gjithë të burgosurit t'i rehabilitoj dhe risocializoj gjatë qëndrimit të tyre në burgje. Thaçi gjithashtu ka falënderuar ministrin Selimi për përkrahjen e ofruar.
 
Ministri Selimi është zotuar se do të angazhohet që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe se respektimi i të drejtave të tyre, trajtimi i barabartë dhe ofrimi i sa më shumë programeve rehabilituese e sociale do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë.

Foto Galeria