Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi nga takimi me Grupin Punues për reformën në drejtësi: Drejtësia, punë e hisedarëve të saj dhe jo e politikës

Ministri Selimi nga takimi me Grupin Punues për reformën në drejtësi: Drejtësia, punë e hisedarëve të saj dhe jo e politikës

Prishtinë, 30/07/2020

Ministri Selimi fillimisht ka falënderuar Zëvendëskryeministrin Selmanaj për përkrahjen e ofruar dhe ka përshëndetur gatishmërinë e treguar nga anëtarët e Grupit Punues i cili do të analizojë dhe dizajnojë sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.

“Është tejet me rëndësi fakti që ky grup është pjesë e një procesi të konsultimeve, poashtu është pjesë e një procesi në të cilin gjithpërfshirja ka qenë kërkesa jonë kryesore dhe për këtë kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar shoqëria civile, institucionet dhe të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë me qëllim të garantimit të objektivitetit dhe transparencës” tha Selimi.

Ministri Selimi theksoi se takimi i sotëm konfirmon se sistemi i drejtësisë është punë e hisedarëve të drejtësisë dhe jo e politikës dhe me këtë përçojmë një mesazh përmes së cilit i tregojmë partnerëve tanë strategjikë, SHBA, BE si dhe anëtarëve tjerë, se Qeveria e Republikës së Kosovës është serioze në realizimin e procesit të reformës në drejtësi dhe vendimet të cilat do të merren, do të jenë gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme.

Nga ana tjetër Zëvendëskryeministri Selmanaj në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë që ka ky proces i reformës në drejtësi përmes së cilit synohet përmirësimi i sistemit të drejtësisë.

“Jemi përball një procesi shumë të rëndësishëm dhe si i tillë, nuk do të jetë pronë as e politikës dhe as e Qeverisë. Përmirësimi i sistemit të drejtësisë mbetet prioritet për ne, ndërsa modeli se si do të jetë ky proces do të jetë rezultat i punës tuaj. Deri në fund të muajit tetor të këtij viti, presim nga ky grup që të përgatis raportin përfundimtar mbi skenarët e Reformës në Sistemin e Drejtësisë dhe pas kësaj ne do të marrim obligim që t’i materializojmë këto vlerësime që dalin nga puna juaj në këtë proces” tha Selmanaj.

Zëvendëskryeministri Selmanaj ka falënderuar Ministrin Selimi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këtë proces dhe njëherit ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për realizimin e reformës në drejtësi dhe për të bërë hapa përpara në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Nga takimi i Grupit Punues, pjesëmarrësit u pajtuan që kryesues i këtij grupi të jetë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Florent Spahija.

Ju lutem me poshtë gjeni linkun me videon nga takimi i sotëm.