Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 21/07/2020

Përmes këtij projektligji, parashihet krijimi i Gjykatës Komerciale  që do të jetë gjykatë e specializuar e ndarë në dy nivele (themelore dhe të apelit) me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e cila do të jetë adresë e vetme që do të merret me shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridik në Kosovë.

Po ashtu, ky projektligj parasheh që Gjykata Komerciale të ketë buxhetin e vet, me një strukturë gjyqtarësh dhe staf të mjaftueshëm profesional.

 Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 23.03.2020 me vendimin nr. 04/15, ka aprovuar Koncept Dokumentin për reformë Gjyqësore në Drejtësinë Komerciale dhe rrjedhimisht në kuadër të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020 është përfshirë edhe Projektligji për Gjykatën Komerciale.

Themelimi i një gjykate të tillë të specializuar është edhe rekomandim i procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit, proces ky i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, me përfshirje të gjerë të akterëve vendorë dhe të partnerëve tanë strategjik.

Procesi i hartimit të këtij Projektligji po mbështetet nga programi për Drejtësi Komerciale i USAID-it.

Takimi i Grupit Punues është kryesuar nga  zëvendësministri i Drejtësisë,  z. Florian Dushi, ndërsa të pranishëm ishin edhe : James Haines, gjyqtar Federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka kontribuar në hartimin e draftit fillestar të projektligjit, përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor, si dhe akter tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë do të angazhohet që procesi i hartimit dhe finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Komerciale të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.