
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
RFSSL është nismë reformuese e Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe akterët kyç të sektorit, për të siguruar një vizion gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar të sundimit të ligjit, për të ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Pas miratimit nga Komiteti Drejtues për rekomandimet e dala nga faza e dytë e këtij procesi dhe dakordimit për të filluar përpilimi i Projekt Strategjisë, qëllimi i këtij takimi ishte që të hapet faza e tretë dhe e fundit e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit – hartimi i Projekt Strategjisë së Sundimit të Ligjit.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, si kryesues i Grupit Punues për ta koordinuar dhe udhëhequr këtë proces prezantoi përmbledhjen e shkurtër të procesit me të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga faza e dytë.
Grupi Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit kryesuar nga Ministria e Drejtësisë, përbëhet nga përfaqësues të KGJK-së, KPK-së, Zyrës se Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Finance, Zyrës së Presidentit dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përveç anëtarëve të Grupit Punues në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-së, Zyrën e BE-së, Ambasadën Britanike dhe USAID-in.
Anëtarët e Grupit Punues u dakorduan gjithashtu lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit dhe për finalizimin e procesit të Rishikimit Funksional.