Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për punësimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të dhunës seksuale

Ministri Selimi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për punësimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të dhunës seksuale

Prishtinë, 08/07/2020

“ Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një rast i rrallë ku Qeveria në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe sektorin privat, ka gjetur një zgjidhje për të rehabilituar gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe që janë në strehimore”, tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Sipas ministrit Selimi, deri te ky bashkëpunim ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesave të domosdoshme  të grave që janë viktima të dhunës meqë sipas tij, ri-integrimi i tyre ka qenë sfida kryesore.

“Si pjesë e ri-integrimit të tyre,  e kemi parë të domosdoshme që të kyçet sektori privat veçanërisht sektori i shitjes me pakicë, që ofrojnë një gamë më të gjerë të vendeve të punës që përfshijnë të gjitha kategoritë, përgatitjen e tyre etj.”, deklaroi ministri Selimi.

Me këtë rast, ministri Selimi falënderoi të gjitha bizneset privatet të cilat kanë treguar gatishmëri për të ofruar përkrahje për punësimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimat e dhunës seksuale, pastaj falënderoi për bashkëpunim donatorët nga UN Women si dhe ish- Presidenten, Atifete Jahjaga.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Florian Dushi, njëherësh Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, tha se ky Memorandum do të jetë një pikënisje apo ri-integrim për një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë, siç janë viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e dhunës seksuale.

“ Kjo është një pikënisje e mirë dhe konsideroj që nuk duhet të jetë e vetmja për të bërë të mundur ri-integrimit,  ri-socializmin, rikthimin në normalitet të kategorive të ndryshme të margjinalizuara”, tha zëvendësministri Dushi.

Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se pavarësia ekonomike është çelësi kryesor për ri-integrimin e grave të dhunës në familje dhe dhunës seksuale ndërsa falënderoi ministrin Selimi për angazhimin e vazhdueshëm në këtë drejtim.

Ndërsa Yllka Metaj nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë tha se sektori privat do të vazhdojë të jenë mbështetës për të gjitha grupet e margjinalizuara në Kosovë.

E drejtoresha e UN Women, zyra në Kosovë, Vlora Tuzi- Nushi, tha se nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap i madh i cili po ndodh për herë të parë në Kosovë falë një bashkëpunimi mes Qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Foto Galeria