Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Selimi: Qasja në drejtësi, një nga prioritetet e planit tim qeverisës

Ministri Selimi: Qasja në drejtësi, një nga prioritetet e planit tim qeverisës

Prishtinë, 30/06/2020

Ministri Selimi gjatë këtij takimi tha se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është institucion i rëndësishëm përmes së cilit qytetarët sigurojnë qasje efikase në sistemin e drejtësisë dhe shërbime juridike falas.

“Mbrojtja juridike falas është e domosdoshme për grupet e ndjeshme dhe të margjinalizuara, të cilat mund të këshillohen apo të shikojnë se si të kenë barazinë e palës brenda procesit”, tha ministri Selimi.

Sipas ministrit Selimi, qasja në drejtësi është një nga prioritetet e planit të tij qeverisës.

“Qasja në drejtësi për ne ende është një çështje në të cilën duhet të punojmë, qoftë për shkak të stigmatizimit social, të pengesave gjeografike apo çështjeve tjera të cilat pengojnë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në drejtësi në mënyrë të barabartë”, deklaroi ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se është e rëndësishme të avancohet infrastruktura ligjore për çka falënderoi GIZ-in dhe USAID-in për ndihmë, ndërsa potencoi që krahas kësaj e rëndësishme është edhe infrastruktura institucionale.

“ Në qoftë se një person në nevojë nuk mund t’i qaset drejtësisë, atëherë drejtësia duhet t’i ketë mekanizmat që të jetë e qasshme për të, jo për shkaqe humanitare, por për shkaqe të sjelljes së domosdoshme të drejtësisë në vendin e vet. Është shumë e rëndësishme që ANJF t’i ketë kushtet e mira, si ato kadrovike, logjistike, por edhe të dijes dhe kapacitetit juridik, që të ofrojë shërbimet për ndihmë juridike falas”, tha ministri Selimi.

Pjesë e këtij takimi ishte drejtoresha e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, akter të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të organizatave GIZ dhe USAID dhe nga shoqëria civile.

Foto Galeria