Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu u shkruan letër zyrtarëve korrektuese, i falënderon dhe kërkon angazhim kundër pandemisë COVID-19

Ministrja Haxhiu u shkruan letër zyrtarëve korrektuese, i falënderon dhe kërkon angazhim kundër pandemisë COVID-19

Prishtinë, 13/04/2020

Përmes kësaj letre, Ministrja Haxhiu ka kërkuar që të shtohet kujdesi në institucionet korrektues gjatë kësaj kohe, meqë sipas saj,ekspertët dhe mjekët në vend kanë vlerësuar se këto javë janë më të vështira për vendin tonë në luftë kundë kësaj pandemie.

Letra e Ministres Haxhiu:

Të nderuar zyrtarë të institucioneve korrektuese,

Gra e burra që deri tani keni qenë në nivelin më të lartë të detyrës,

Më lejoni që përmes kësaj letre, edhe njëherë t'ju falënderoj për punën dhe angazhimin e madh që keni bërë dhe po vazhdoni ta bëni me qëllim të mospërhapjes së pandemisë COVID — 19 në institucionet korrektuese. Me anë të këtij angazhimi  maksimal, keni mbrojtur shëndetin dhe jetën e të burgosurve,

Puna dhe angazhimi juaj gjatë kësaj kohe ka bërë që sot të mos kemi as edhe një të burgosur të prekur nga virusi corona. Nuk do ta kishim situatën e njëjtë sikur të kishte neglizhencë nga ana juaj.

Tashmë kemi hyrë në një fazë kritike. Sipas ekspertëve e mjekëve tanë, këto javë, do të jenë javët më të vështira për vendin.

Institucionet e Republikës së Kosovës, tashmë po bëjnë thirrje që të mos i thyejmë rregullat dhe vendimet që kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së këtij virusi që po merr jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë po luftojnë për jetën.

Secili veprim i papërgjegjshëm i yni, mund të rrezikoj jetë njerëzish. Si zyrtarë të institucioneve korrektuese, duhet të vazhdoni të jeni shembull i respektimit të masave që janë ndërmarrë nga mstitucionet.

Ajo çfarë kërkoj nga secili dhe secila prej jush në këto momente të vështira për vendin është vigjilenca e niveli i lartë i përgjegjësisë.

Në ambientet ku punoni, mos qëndroni as një moment pa dorëza e maska mbrojtëse.

Pas përfundimit të orarit të punës, shkoni në shtëpitë tuaja, qëndroni të pastër dhe mbani distancë, mos pranoni që dikush t'ju vizitoj dhe mos shkoni në vizitë tek askush. Nuk është koha e vizitave familjare apo miqësore. Secili veprim në kundërshtim me rregullat e vendosura rrezikon shëndetin tuaj, familjarëve, të burgosurve dhe gjithë shoqërisë.

Për shkak të rrethanave të krijuara, me shumë prej Jush nuk kam pasur mundësi të  takohem, por besoj që shumë shpejt do ta kalojmë këtë situatë dhe do të vazhdojmë punët e mira që na kanë mbetur në gjysmë.

Unë ju uroj punë të mbarë,uroj të jeni në krye të detyrës siç keni qenë deri tani,

Le t’i respektojmë rregullat e institucioneve, le t’ju ndihmojmë stafit mjekësor që po bën të pamundurën në momentet më të vështira për vendin tonë.

Bashkë do t'ja dalim!

Sinqerisht,

Foto Galeria