Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mori pjesë në forumin regjional “Lufta kundër Korrupsionit – Ballkani Perëndimor në Fokus”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mori pjesë në forumin regjional “Lufta kundër Korrupsionit – Ballkani Perëndimor në Fokus”

Prishtinë, 07/04/2020

Lufta kundër Korrupsionit, ishte tema e forumit të sotëm me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, në fjalën e saj ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarje e cila do të thellojë më tej bashkëpunimin në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të shtuar në luftën kundër korrupsionit.

Qeveria e Kosovës, tha ministrja Haxhiu, mbetet e angazhuar për të forcuar mekanizmat për parandalimin e korrupsionit në të gjitha fushat dhe njëherit duke marrë masa të reja për arritjen e rezultateve në luftimin e korrupsionit, realizimi i të cilave po bëhet me një angazhim të shtuar të institucioneve të vendit, e veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu, para të pranishmëve ka folur për angazhimet e shumëfishta të Ministrisë së Drejtësisë në reformën në drejtësi, përfshirë edhe masat për arritjen e rezultateve për luftimin e korrupsioni në vend.

Ndër të tjera, ministrja Haxhiu theksoi se Strategjia për Sundimin e Ligjit, Vetingu në Sistemin e Drejtësisë, pastaj Konfiskimi Civil dhe Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit janë disa nga zotimet e përmbushura dhe të cilat vazhdojnë të jetësohen tutje.

Nga prioritetet kryesore, ministrja Haxhiu ka përmendur Vetingun në sistemin e drejtësisë, me ç’rast i njoftoi të pranishmit se Koncept-dokumenti bashkë me amandamentet kushtetuese, janë dërguar për opinion në Komisionin e Venecias.

“Përmes Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si Qeveri synojmë që të arrijmë të kemi një sistem të pa korruptuar, me integritet moral e profesional, të drejtë dhe të guximshëm e të pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit” tha Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, tha Haxhiu, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur Projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, nismë kjo e cila do të kontribuoj luftës së përbashkët kundër-korrupsion. Haxhiu gjatë fjalimit të saj ka përmendur edhe Rregulloren për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe ka theksuar rëndësinë e miratimit të Projektligjit për Sanksionet e Shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, i njohur ndryshe edhe si Magnitsky Act.

“Ministria e Drejtësisë është afër finalizimit të këtij Projektligji, dhe si ë tillë është e para në rajon e cila miraton këtë akt – nismë kjo me efekte globale anti-korrupsion. Ky akt ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare” tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se, lufta e pa kompromis kundër korrupsion, me përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës për të bërë reformat në drejtësi dhe zhvillim ekonomik, ka bërë që Kosova të ketë progres në indekset ndërkombëtare anti-korrupsion dhe atë të sundimit të ligjit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, tha ministrja Haxhiu, mbetet e përkushtuar në luftën kundër-korrupsion dhe në përmbushjen e zotimeve të tilla që rrjedhin nga Samiti për Demokraci dhe Procesi i Berlinit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka vlerësuar rolin e këtij forumi në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave me qëllim të adresimit sa më të mirë të problemeve të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit, e cila, tha ajo, do t’i kontribuojë efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë dhe do të reflektonte në një jetë më të mirë për qytetaret tanë.