Në këtë konferencë, ministrja Haxhiu shprehu shqetësimin e saj lidhur me përqindjen e vogël të grave në tregun e punës, ku madje edhe ato që janë të punësuara shpesh ballafaqohen me një mjedis të pafavorshëm e denigrim për shkak ngacmimeve seksuale që bëhen në forma të ndryshme verbale, jo-verbale e fizike.
Ministrja potencoi se ngacmimet seksuale në vendet e punës nuk duhet të heshtën ato duhet të raportohen, sepse ngacmuesit nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve, si dhe vendi i punës duhet të jetë vend i sigurt e i përshtatshëm për të gjithë.