
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ambasadorja Willems, uroi ministren Haxhiu për detyrën e re, duke u shprehur që është e vetëdijshme për punën e shumtë dhe sfidat e rënda që e presin Ministrinë e Drejtësisë.
Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Willems u interesua për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke thënë që Holanda është e gatshme të ofroj mbështetjen e plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë me synim të ndërtimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë që është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë drejtim, Ambasadorja Willems ndau shembujt ekzistues të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Holandës në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit që kontribuon në përmirësimin e klimës së bizneseve lokale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, Ministrja Haxhiu, ndau informata lidhur me planin e vetingut dhe Rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë.
Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu e informoi ambasadoren Willems për progresin e bërë në këtë drejtim, duke theksuar që Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithnjë e fokusuar ne përmbushjen e gjitha kushteve të nevojshme për të kthyer besimin e qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Në këtë drejtim, Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadorja Willems ka falënderuar ministren Haxhiu për vullnetin e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen në shumë fusha dhe njëherit theksoi se Holanda mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raportit të shkëlqyeshëm që ka me Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.
Ministrja Haxhiu, falënderoi ambasadoren Willems, ndërsa vlerësoi lartë mbështetjen e Mbretërisë së Holandës për proceset që ka kaluar Republika e Kosovës.