Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu tha se do t'i mbështesë të gjitha proceset që kanë institucionet e prokurorisë në mënyrë që së bashku t’i qojnë përpara prioritet e tyre në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ministrja Haxhiu tha se prioritet i Ministrisë së Drejtësisë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konfiskimi i pasurisë andaj sipas saj është i rëndësishëm bashkëpunimi me KPK-në.
Sipas ministres Haxhiu, prioritet i MD-së do të jetë edhe ofrimi i ndihmës në kërkesat buxhetore për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ministrja Haxhiu tha se MD-ja do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë për vazhdimin e mbështetjes së sistemit prokurorial në Kosovë me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës.
Ndërsa kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni e njoftoi ministren Haxhiu për punët e deritashme, sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet sistemi prokurorial në Kosovë.