
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu falënderoi Ambasadorin z. Heldt për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman, ndërsa potencoi se prioritet i saj është vetingu në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, proces i cili do të bëhet së bashku me ekspertë të fushës në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe partnerët zhvillimor siç është Gjermania.
Një prioritet tjetër, Ministrja Haxhiu tha se është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se do të ketë Projektligj për Pasurinë e Pajustifikueshme dhe ri-procedim të ligjeve që e adresojnë këtë fushë.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu deklaroi se një çështje po ashtu me shumë prioritet do të jetë edhe adresimi i krimeve të luftës, me ç’ rast fokus i veçantë do t’i jepet ngritjes së kapaciteteve në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të adresuar këtë çështje.
Ministrja Haxhiu ndër tjerash përmendi se gjatë mandatit të saj do të procedojë me hartimin e Strategjisë Sektoriale të Sektorit të Drejtësisë që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ndërkohë pas miratimit të kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë do të fokusohet në Hartimin e një Plani Zhvillimor katër vjeçar të ministrisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, pasi shprehu urimet për detyrën e re të Ministres Haxhiu, tha se sundimit i rendit dhe ligjit ku përfshihet Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë fushat kryesore të fokusit të Gjermanisë sa i për ketë fushës së sundimit të ligjit në Kosovë.
Ambasadori z. Heldt potencoi nevojën e vazhdimësisë institucionale me theks të veçantë në zbatimin e legjislacionit pa përjashtuar ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.
Në këtë takim, Ambasadori z. Heldt i dorëzoi Ministres Haxhiu një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe nga Oda Federale Gjermane e Noterisë.
Me këtë rast, Ambasadori z. Heldt, ri-shprehu shqetësimin e tij të paraqitur në fund të vitit të kaluar në lidhje me këtë proces teksa potencoi edhe nevojën për noterë të ri.
Ambasadori z. Heldt kërkoi nga Ministrja Haxhiu që procesi i noterëve të jetë në linjë me standardet e paraqitura në letrën Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë.
Ministrja Haxhiu, falënderoi ambasadorin z. Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane, si dhe për ri konfirmimin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit.