Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Gjyqësori ka marrë një dimension të ri e kuptimplotë gjatë dy viteve të fundit

Ministri Tahiri: Gjyqësori ka marrë një dimension të ri e kuptimplotë gjatë dy viteve të fundit

Prishtinë, 07/12/2019

“Shoqëria pret angazhim të plotë e të pa kompromis në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në drejtësinë në të cilën besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar, që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj. Prandaj, ju jeni garancë e shtetit të ligjshëm, jeni garancë e barazisë para ligjit, pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve, dhe besimi i qytetarëve në drejtësi, varet ekskluzivisht nga puna e juaj e pavarur”, ka deklaruar Tahiri.

Duke folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, ministri Tahiri tha se  gjyqësori, ka pasur zhvillime thelbësore  dhe ka marrë një dimension të ri e kuptimplotë gjatë këtyre dy viteve të fundit duke përmendur kështu edhe shtrirjen e autoritetit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Kur jam emëruar ministër i Drejtësisë, 4 komunat veriore të vendit, ende nuk ishin pjesë e sistemit tonë gjyqësor. Sot, zbatohet një autoritet suprem gjyqësor në secilin qytet dhe në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, që ofron shërbime dhe zbaton drejtësinë për të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim, ashtu siç e ka përcaktuar Kushtetuta”, deklaroi ministri Tahiri.

Ministri Tahiri përmendi edhe rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionale, rritjen e pagave të tyre dhe pavarësinë e funksionimin e gjyqësorit gjatë periudhës dy vjeçare.

 “Të gjitha këto, janë derivat i dialogut të mirëfilltë institucional që kemi pasur, i politikave publike si dhe ligjeve, për të cilat unë si Ministër jam angazhuar përgjatë dy viteve të fundit”, deklaroi ai.

Ndër tjerash, ministri Tahiri tregoi se edhe në rrafshin praktik është  karakterizuar puna e përbashkët  e institucioneve të drejtësisë gjatë këtyre dy viteve.

“ Përmes rrafshit ligjor, kemi mundësuar themelimin e Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës, si dhe kemi rivënë në funksion Dhomën Speciale në Gjykatën Supreme. Kemi nisur bashkërisht reformën më të madhe në sistemin e drejtësisë, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, i cili sot është në përmbyllje dhe që do t’i japë sistemit të drejtësisë, karakterin dhe identitetin e vet unik”, tregoi ministri Tahiri

I pari i dikasterit të drejtësisë, Tahiri, tha se është shënuar një punë e mirë edhe në reduktimin e lëndëve të pazgjidhura, është rritur performanca e  sistemit të drejtësisë, krahas obligimeve ndër institucionale për koordinim të mirëfilltë në këtë sektor, gjë që sipas tij është arritur me agjendën e përbashkët, Drejtësia 2020.

“ Të gjitha këto masa, kanë lënë gjurmë në përditshmërinë e qytetarëve, kanë lënë gjurmë në konsolidimin e pushtetit të gjyqësorit dhe natyrisht se kanë lënë gjurmë edhe në raportet vendore e ndërkombëtare”, tha ministri Tahiri.

Para të pranishmëve, Tahiri tha se krahas legjislacionit që flet direkt për gjyqësorin, është shënuar progres i matshëm edhe në rregullimet tjera, që ua lehtësojnë punën gjyqtarëve.

“Integrimi i plotë i Ndërmjetësimit është njëra nga to, ndryshimet në drejtësinë penale, të drejtat pronësore, kodifikimi i të drejtës civile që është në përmbyllje, si dhe ligjet tjera në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, juve të nderuar gjyqtarë, ju vënë qendër të zbatimit të ligjit”, deklaroi Tahiri.