Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Deklaratë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Deklaratë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Prishtinë, 14/10/2019

Deklaratë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Prishtinë, 14 tetor 2019 – Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka deklaruar se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri;

"Përgjatë dy viteve të fundit, pikërisht me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë zhvillimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi realizuar dhe përmbyllur shumë projekte kapitale në fushën e sundimit të ligjit.

Në mesin e reformave të ndërmarra ka qenë edhe qasja në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, të përkthyer në ofrimin e shërbimeve sa më afër tyre përmes profesioneve të lira ligjore.

Që nga themelimi i këtyre profesioneve, askush nuk është marrë me to, as për nga matja e performancës, as për nga nevojat për rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kam pasur kërkesa nga komunitetet për t'iu mundësuar qasje në shërbimet noteriale sa më afër vendbanimeve të tyre, dhe kam pasur edhe pyetje parlamentare nga deputetët pse një gjë e tillë ende nuk po ndodhte. Përballë realitetit, reformimi i profesioneve të lira ka qenë ndër detyrat e mia të para si Ministër i Drejtësisë.

Reforma e sistemit noterial ka nisur që në fillim të vitit 2018. Bashkë me BE-në dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, kemi hartuar dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Noterinë.

Në kuadër të zbatimit të ligjit të ri dhe formulës së re 1 Noter në 10 Mijë banorë, në Prill të këtij viti, shumë kohë para se të dorë hiqej qeveria e Kryeministrit Haradinaj, kemi analizuar nevojat e qytetarëve dhe kemi shpallur konkursin publik për rekrutimin e noterëve të rinj.

Rënia e qeverisë e ka gjetur procesin pothuajse të përfunduar. Pra, nuk ka qenë një reformë që e kam nisur aty për aty, por një reformë e domosdoshme që është nisur dhe është zhvilluar përgjatë dy viteve të fundit.

Në fazën e rekrutimit, secili hap në këtë proces është bërë në përputhje të plotë me Ligjin dhe aktet përcjellëse.

Testimi i kandidatëve është bërë në Akademinë e Sigurisë Publike nën vëzhgimin e kamerave, ndërsa testi është përpiluar nga anëtarët e Komisionit Profesional, vetëm një orë para mbajtjes së provimit.

Në përputhje me rrethanat, anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Noterisë kanë shmangur konfliktin e interesit, gjë që është konfirmuar tashmë nga institucioni kompetent për këtë çështje, Agjencia Kundër Korrupsionit me opinionin që kanë dorëzuar tashmë pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Në anën tjetër, lidhur me pretendimet për parregullsitë eventuale, ne kemi pritur palë të interesuara, përfshirë Ambasadorë nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilëve ua kemi sqaruar në detaje rrethanat dhe ecurinë e këtij procesi.

Prandaj, sot, përballë ftesës së Zyrës së BE-së për pezullimin e emërimit të noterëve të rinj, si Ministër i Drejtësisë vlerësoj se emërimi i noterëve të rinj, mbi formulën që është paraparë si e domosdoshme dhe emergjente për të përmbushur nevojat e qytetarëve, veçmas komuniteteve jo shumicë, është tërësisht legjitim dhe duhet të ndodhë.

Për më tepër, secili nga kandidatët që është testuar dhe ka kaluar fazat e provimit, ka fituar një të drejtë ligjore të cilën unë nuk mund ta hedhë poshtë në mënyrë arbitrare. Një veprim i tillë, do të ishte mesazhi më i rëndë për sundimin e ligjit.

Kemi punuar shumë që të vendosim standarde të mirëfillta të barazisë para ligjit dhe mos cenimit të së drejtës së individëve të lirë të kësaj shoqërie që përfitojnë statusin e tyre në mënyrë legjitime dhe mbi bazën e ligjit.

Ky postulat i domosdoshëm, nuk është subjekt i ujdive politike të askujt dhe të asgjëje. Nuk ka asnjë garanci, as nevojë dhe as arsye që një proces i tillë i nisur dhe realizuar në mënyrë legjitime, të lihet anash e të mos marrë epilog, së paku për ato raste që janë emergjente.
Për njohuri të opinionit publik, dëshiroj të sqaroj se ky proces do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.