Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve

Ministri Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve

Prishtinë, 16/05/2019

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri: 

Sundimi i ligjit është alternativa e vetme e cila garanton perspektivë të qartë evropiane për Republikën e Kosovës, dhe në këtë drejtim jam angazhuar dhe angazhohem për luftë të pa kompromise të dukurive negative të cilat e rrënojnë këtë të ardhme për qytetarët tanë.

Viti 2018 për Ministrinë e Drejtësisë dhe për mua si Ministër ka qenë i ngarkuar me agjendën legjislative në të cilën i kam adresuar të gjeturat e Raportit për Vendin në tri vitet e fundit, përfshirë Pakon e Ligjeve të Gjyqësorit, Pakon e Ligjeve që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit siç ka qenë ligji për konfiskim, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, pakoja e ligjeve që lidhet me të drejtat pronësore dhe ligje të tjera ku kemi marrë një mbështetje të rëndësishme nga këta ekspert të cilët kanë punuar në këtë drejtim dhe në harmonizimin e këtij legjislacioni me atë të Bashkimit Evropian. 

Këto ndryshime normative janë përgjigja më e mirë që institucionet tona i kanë dhënë keqpërdoruesve, shkelësve të ligjit, duke ju dhënë mesazh të qartë se vendi ynë nuk do të toleroj veprime të tilla, se pasuria e përfituar në mënyrë të jashtëligjshme do të konfiskohet pa përjashtim. 

Megjithatë, sundimi i ligjit akoma vazhdon të mbetet sfidë, dhe kjo sfidë mund të adresohet përmes zbatimit efikas të këtyre ligjeve, të cilat jam përkujdesur që të jenë në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian. 

Qëllimi i Republikës së Kosovës është që në të ardhmen të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane dhe për këtë angazhohemi çdo ditë që në kuadër të sektorit të sundimit të ligjit, ky legjislacion të jetë në koordinim të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian

Andaj puna e bërë për dy vite e gjysmë nga projekti “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit” në fushën e planifikimit strategjik, hartimit të legjislacionit, përafrimit ligjor dhe monitorimin e zbatimit të ligjeve, marrëdhënieve me publikun, si dhe në procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, është jetike për modernizimin e drejtësisë në Kosovë. 

Foto Galeria