Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri informon ambasadorët e BE-së për masat e ndërmarra në luftën kundër terrorizmit

Ministri Tahiri informon ambasadorët e BE-së për masat e ndërmarra në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë, 30/04/2019

Ministri Tahiri ka informuar ambasadorët për masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë pamundësuar pjesëmarrjen e kosovarëve në organizatat terroriste, duke folur nga perspektiva e masave ligjore si dhe nga mobilizimi social.

Sipas ministrit Tahiri, ndryshimet e bëra në legjislacionin penal sanksionuan çfarëdo pjesëmarrje në konflikte të huaja të motivuara nga doktrinat radikale si dhe përhapjen, mbështetjen dhe financimin e terrorizmit.

"Trendit të pjesëmarrjes në konflikte të huaja, institucionet dhe shoqëria jonë i kanë dhënë një përgjigje të fuqishme, duke e bërë një ndarje të thellë nga çfarëdo motivimi, mbështetje apo sinergjie për ngjarjen në Siri dhe Irak. Si rezultat e kësaj ndërmarrësie, nga viti 2016, asnjë qytetar i vetëm i Republikës së Kosovës nuk iu është bashkangjitur konflikteve në zhvillim apo grupeve terroriste. Asnjë qytetar s'ka udhëtuar në zonat e konflikteve" ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka njoftuar ambasadorët e BE-së për rolin e tij në drejtim e Task Forcës për riatdhesimin e shtetasve të Republikës së Kosovës nga zonat e luftës në Siri.

"Si Ministër i Drejtësisë, kisha përgjegjësi ta adresoja edhe pikëpamjen se Republika e Kosovës dhe Kushtetuta jonë nuk mund ta mohojë të drejtën e ekzistencës dhe shtetësisë së qytetarëve tanë që ishin në Siri, veçmas atyre viktimave të mashtrimit, dhe fëmijëve.  Në vend të mohimit të ekzistencës së tyre, ne zgjodhëm të marrim pronësi të plotë mbi ta, përmes një vendimi të qartë: kriminelët para drejtësisë dhe viktimat në rehabilitim dhe risocializim" ka thënë ministri Tahiri

Tahiri ka folur edhe për rolin e Republikës së Kosovës në kuadër të Aleancës Globale Kundër ISIS, si një prej vendeve që prijnë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

"Republika e Kosovës ka vendosmëri të plotë që parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit të mbetet një prej agjendave të rëndësishme për të cilat angazhohet shoqëria jonë dhe institucionet tona. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që qytetarët tanë të paraqesin kërcenim për rendin tonë kushtetues dhe për vendet tjera demokratike. Riatdhesimi i qytetarëve tanë nga zonat e konflikti në Siri, dhe shkëputja nga shfrytëzimi i tyre nga organizatat terroriste dhe grupet radikale është një goditje e fuqishme që Republika e Kosovës i ka dhënë terrorizmit" ka theksuar ministri Tahiri.

Foto Galeria