
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Tahiri ka bërë të ditur se që nga muaji tetor i vitit 2018 ka qenë në krye të një Task Force ndër institucionale e cila është angazhuar për një koordinim të plotë për realizimin e këtij operacioni.
Ministri Tahiri ka theksuar se përveç angazhimit në kuadër të Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, për të parandaluar shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të huaja dhe për të luftuar terrorizmin, aksioni i sotëm është ndërmarrë për të përmbushur detyrimet që Kosova ka përballë parimeve mbi të cilat funksionin rendi ynë kushtetues.
Ministri Tahiri ka potencuar se të gjitha pretendimet për kryerjen e veprave penale dhe krimeve me të cilat mund të ngarkohen personat që kanë qenë pjesëmarrës në vatrat e luftës, në zonën e konflikteve, si dhe që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo kapaciteti në organizata terroriste, do të adresohet konform ligjeve në fuqi.
"Mesazhi ynë është i qartë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e sistemit të drejtësisë, do vazhdojnë akoma më fuqishëm parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Republika jonë nuk do lejojë që shtetasit e saj të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit dhe sigurinë e vendeve tjera perëndimore" ka thënë ministri Tahiri.
Megjithatë, ministri Tahiri foli edhe për dimensionin tjerër rreth qytetarëve të kthyer pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë, të cilët meritojnë të rehabilitohen.
"Këto gra, meritojnë rehabilitim dhe shpresë për një jetë të qetë dhe këta fëmijë, në vend të zonave të konfliktit, e kanë vendin në shkollë, për tu edukuar mbi të ardhmen e tyre. Këta shtetas tanë, veçmas fëmijët, kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike dhe përballë tyre, ne do të marrim përsipër kujdesin në mënyrë që eksperienca e tyre e hidhur të tejkalohet" ka shtuar ministri Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, Republika e Kosovës dhe kushtetuta e saj nuk i mohon askujt të drejtat themelore, andaj premtoi se do të angazhohet që këta qytetarë të rehabilitohen, të integrohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë.
"Realizimi i këtij operacioni, për të cilin jemi shumë mirënjohës ndaj partnerëve tanë si dhe mekanizmave të sigurisë në vend, dërgon një mesazh i qartë se shteti ynë nuk do t’i braktisë qytetarët e vet, pavarësisht eksperiencës së tyre. Por po ashtu dërgon një mesazh të qartë se ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi nuk kanë të bëjnë asgjë me ne, as me traditën tonë, as me realitetin ku bëjmë pjesë, as me vizionin tonë shtetëror e shoqëror dhe si të tilla, do luftohen në çdo hap" ka përfunduar ministri Tahiri.
Në konferencën për shtyp në të cilën kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës z. Rashit Qalaj dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, z. Naser Ramadani, mediat janë njoftuar për gjendjen e tyre dhe për masat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për të menaxhuar me kujdes rehabilitimin e këtyre qytetarëve.