
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri Tahiri ka theksuar Marrëveshja e nënshkruar sot e thellon edhe më tej bashkëpunim mes dy vendeve si dhe forcon doktrinën e zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që kanë rënë ndesh me ligjin dhe janë në vuajtje të dënimit.
Gjatë takimit me homologun italian, Ministri Tahiri ka shpalosur reformat që janë ndërmarrë në fushën e sektorit të sundimit të ligjit, veçmas kodifikimit të së drejtës penale dhe masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të terrorizmit si dhe trafikimit të narkotikëve.
“Republika e Kosovës është duke marrë rolin vendimtar si partner kyç në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar trans-nacional, terrorizimit, trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Angazhimi ynë i vazhdueshëm për të fuqizuar sundimin e ligjit në të gjitha komponentët e tij, po i jep Kosovës vendin e saj meritor si shtet që i shërben përpjekjeve ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar trans-nacional” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri njoftoi homologun italian edhe për politikën e re në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe kërkoi thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve përmes shkëmbimit të traditës së mirë të shtetit italian në çështjet e konfiskimit të pasurisë së fituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Marrëveshja për Transferin e Personave të Dënuar ka për qëllim vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimit social i personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.
Me këtë marrëveshje, krijohet baza ligjore për transferimin e shtetasve kosovar që janë në vuajtje të dënimit në Itali, nga institucionet korrektuese atje, në institucione të ngjashme korrektuese në Kosovë, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit dhe anasjelltas.