
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:
Si Ministër i Drejtësisë dhe përgjegjës për hartimin e politikave publike që fuqizojnë sundimin e ligjit në të gjithë komponentët e tij, përfshirë edhe çështjet e të drejtave të njeriut, konsideroj se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit paraqet një masë reflektimi për institucionet tona, për të kuptuar progresin por mbi të gjitha, për t’i kushtuar vëmendje të thellë vërejtjeve që janë reflektuar në të gjeturat e këtij Raporti.
Përgjatë këtij mandati si Ministër i Drejtësisë së bashku edhe me institucionet tjera të sektorit të sundimit të ligjit, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që me përkushtim të avancojmë politikat tona legjislative që mundësojnë sundim efikas të ligjit, konsolidim të pushtetit të pavarur të gjyqësorit dhe luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, angazhim i cili është reflektuar në reformimin e drejtësisë penale, pakos së ligjeve të gjyqësorit dhe pakos së ligjeve kundër korrupsionit.
Për të bërë të mundur këtë angazhim legjitim për zbatimin e ligjit, jemi angazhuar po ashtu për të shtuar kapacitetet në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.
Kemi trajtuar me kujdes edhe përgjegjësitë tona në raport me çështjet që paraqesin kërcenim global, siç është terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, masa të cilat janë reflektuar në Kodin e ri Penal, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale, ligjet tjera komplimentare të fuqizimit të gjyqësorit dhe në tashmë draft Kodin e Procedurës Penale.
Kemi trajtuar edhe çështjen e integritetit të zyrtarëve publik, përmes masave të reja në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe jemi afër përmbylljes së draft ligjeve që rregullojnë aspektet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik dhe mandatit të qartë të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
I kemi kushtuar vëmendje edhe praktikës së përditshme të zbatimit të ligjit nga agjencitë ligjzbatuese përmes masave të parapara me agjendën ‘Drejtësia 2020” dhe Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Përballë të gjitha përpjekjeve tona, ka ende rezistencë për sundimin e ligjit në mënyrë efikase. Vërejtjet e Departamentit Amerikan të Shtetit që janë ballafaqim real me gjendjen në të cilën jemi aktualisht i kam marrë me shqetësim të madh dhe si Ministër i Drejtësisë, brenda mandatit tim ligjor dhe institucional, do t’i adresoj në të gjitha drejtimet.
Korrupsioni, krimi i organizuar dhe performanca e identifikuar si e mangët nga ana e institucioneve tona, duhet të na shërbejnë si alarm për të bërë akoma më shumë në luftimin e këtyre dukurive.
Do të vazhdoj të mbetem i përkushtuar që përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos rreshtin për asnjë çast dhe që pritjet tona qytetare si dhe përmbushja e përgjegjësive tona shtetërore e institucionale, ta ndryshojnë rangimin tonë, ashtu siç e duam vendin tonë dhe të ardhmen prosperuese të tij.
[1] Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në Kosovë (2018)