Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Jo vetëm dënim i rasteve por parandalim i tyre

Jo vetëm dënim i rasteve por parandalim i tyre

Prishtinë, 12/02/2019

Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, që njëkohësisht bart postin e Koordinatorit Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, është shprehur kritik për deklarimet e institucioneve për dënimin e rasteve të keqpërdorimi të detyrës zyrtare, në rastet e fundit me persona të mitur, duke thënë se duhet të merren masa konkrete në parandalimin e rasteve të tilla.

“Unë jam ithtar i vlerësimit të çdo situate, pa dal me qëndrime të ngutshme. Gjatë vitit 2018 kemi pas raste mjaftë shqetësuese, të cilat fatkeqësisht janë shënuar edhe në fillim të këtij viti, rastet e abuzimit me të mitur. Institucioneve nuk u duhet vetëm me dënua këtë akt por duhet punuar me masa konkrete në forcimin e mekanizmave monitorues, llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Shteti  ka obligim të garantoj siguri për secilin qytetar të tij. Aktet abuzive me detyrën, para se të dënohen duhet të parandalohen, sepse pasojat e akteve të tilla nuk po godasin vetëm viktimat që pa dyshim është pjesa me e dhimbshme, pot edhe vet institucionet”- tha, zëvendësministri Qelaj.

Shteti ka krijuar mekanizma mbrojtës nga keqpërdorimi i detyrës dhe  autoritetit zyrtar, por këto mekanizma duhet të pavarësohen nga  ndikimet dhe nga presioni, duhet të fuqizohen dhe të ju jepet autonomi në vendosje. Ne si shoqëri jemi mësuar të reagojmë pasi ndodhin rastet, por realisht duhet të reagojmë para se të na ndodhin raste të tilla, shtoi Qelaj.

Këto komente Zëvendësministri i Drejtësisë Naim Qelaj, gjatë takimit të grupit ndërministrorë  për mbrojtje nga dhuna në familje, të cilët i njoftoi edhe me punën që ka bërë në cilësinë e Koordinatorit Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, gjatë vitit 2018. Sfidë e përcjellë nga viti i kaluar mbete edhe më tej mënyra për financim të qëndrueshëm për strehimoret për viktimat e dhunës për familje. Edhe përkundër progresit të shënuar në këtë drejtim, që nënkupton afatin për thirrje për grante për strehimoret para muajit janar, mbetet ende për tu punuar në sigurimin e qëndrueshëm , që sipas koordinatorit Qelaj, do të mundësohet vetëm me ndryshim-plotësimin për financimin e pushtetit lokal më saktësisht përfshirjen në kuadër të granteve specifike për këtë çështje.

Koordinimi i aktiviteteve që trajtojnë temën e dhunës në familje, nga ana e institucioneve të vendit, agjencive të huaja dhe organizatave joqeveritare, të përfshira një kalendar të përbashkët të aktiviteteve, sipas Qelajt, do të sillte rezultate shumë më të larta se në të kaluarën. Prandaj ai kërkoi që të fillohet në hartimin e një kalendari të përbashkët për vitin 2019-të.

Po ashtu nga planet e viti 2018 të Koordinatorit Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, ishte edhe funksionalizimi i Bazës së integruat e të dhënave për rastet e dhunës në familje, që tashmë është funksionale por, që gjatë viti 2019 do të plotësohet sipas nevojave që do evidentojnë akterët që furnizojnë me të dhëna këtë bazë të dhënash.

Takimi i grupit ndërministror për mbrojtje nga dhuna në familje u zhvillua në  bashkëpunim me grupin për siguri dhe barazi gjinore, që udhëhiqet nga UNWOMEN  por që ka anëtarësi të gjerë të institucioneve të vendit, agjencive dhe organizatave joqeveritare vendëse dhe ndërkombëtare.

Foto Galeria