
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ai ka deklaruar se Komisioni është treguar tërësisht i paarsyeshëm dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat funksionon ndarja e pushteteve.
Ministri Tahiri ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos aprovojnë rekomandimet e Komisionit, sepse ato paraqesin degradimin e sistemit të drejtësisë.
Kjo është deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:
Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me rekomandimet përfundimtare që Komisioni Parlamentar ka bërë në Projektligjin e Pagave – në të cilin, pushteti i tretë dhe i barabartë sipas Kushtetutës së vendit, sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, janë cenuar ndjeshëm.
Rekomandimet e Komisionit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë degraduese.
Kjo qasje është në shpërputhje të plotë me përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve tona për fuqizimin e Sundimit të Ligjit.
Gjyqtarët dhe prokurorët, që mbajnë mbi supe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, meritojnë një pagë të dinjitetshme. Por, ajo që është propozuar përmes Projektligjit paraqet një devalvim të thellë të kësaj perspektive.
Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë Sundimin e Ligjit dhe të gjitha komponentët e tij, përfshirë statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një prioritet kombëtar jashtëzakonisht të nevojshëm, rekomandimi i Komisionit përmes Projektligjit të Pagave është një goditje e rëndë ndaj këtyre përpjekjeve.
Ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos mbështesin rekomandimet e Komisionit, sepse parametrat e propozuara për gjyqësorin paraqesin degradim të sistemit të drejtësisë.