Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë

Ministri Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë

Prishtinë, 25/01/2019

Punëtoria, e cila është pjesë e Agjendës “Drejtësia 2020”, sipas ministrit Tahiri, iu mundëson organeve ligjzbatuese kuptimin sa më të mirë të normave ligjore që atyre iu janë vënë në dispozicion për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ministri Tahiri ka theksuar se konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale ka qenë një ndër pikat më të dobëta të institucioneve, e kritikuar edhe në tri Raporte për Vendin të Komisionit Evropian, andaj dhe është punuar së bashku me BE-në në përmirësimin e legjislacionit dhe mekanizmave të nevojshëm për adresimin e kësaj çështje.

“Tashmë Republika e Kosovës ka arrit të ketë një bazë ligjore, e cila hetuesve dhe prokurorëve tanë ju jep mundësi dhe instrumente shtesë, që do ta nxjerrin shtetin tonë më mirë në ranglistën e shteteve që kanë pasur sukses në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Padyshim, mbi të gjitha si qytetar i këtij vendi, presim që viti 2019 të jetë vit që do të jap rezultate shumë më të fuqishme sesa vitet më parë” ka thënë ministri Tahiri

Ministri Tahiri ka potencuar se në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020”, do të mbikëqyret zbatimi i këtij ligji, meqë rritja e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe e hetuesve, e bënë më efikase luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Mendoj që mënyra më e mirë për të dobësuar fuqinë e grupeve kriminale, qofshin në politikë apo në biznes, kudo që janë, është nëse ne arrijmë të konfiskojmë pasurinë e tyre. Jam i bindur se këto grupe do të dobësohen dhe shteti do të dal triumfues karshi tyre” ka theksuar ministri Tahiri.

Në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara është shtuar numri i veprave penale për të cilat vlen konfiskimi, është zgjeruar konfiskimi jo vetëm për të pandehurin por edhe për palët e treta nëse nuk janë blerës bona fide të asaj pasurie, si dhe është bërë sistem proporcional në dëshminë e barrës së provës. Sipas ligjit të ri, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga Gjykata.

Foto Galeria