Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Kodi Civil, produkti  më i madh legjislativ pas Kushtetutës

Ministri Tahiri: Kodi Civil, produkti  më i madh legjislativ pas Kushtetutës

Prishtinë, 24/01/2019

Ministri Tahiri ka theksuar se krahas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Kodi Civil ka qenë po ashtu prioritet themelor, meqenëse është një prej produkteve legjislative më të mëdha pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. "Në një rend liberal dhe demokratik siç po punojmë çdo ditë e më shumë për ta fuqizuar në Republikën e Kosovës, ekonomia e lirë e tregut dhe marrëdhëniet kontraktuale janë pjesa më fundamentale e këtij rendi. Garantues i tyre është padyshim sundimi i ligjit dhe siguria juridike, e cila nuk bën të kërcënohet nga zhvillimet dhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve, shpesh herë akoma pa ju dhënë mundësia të vihen në zbatim në praktikë.  Mbi këtë bazë, pra mbi nevojën që të garantojmë siguri juridike për çështjet që janë fundamentale për një rend liberal, ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme një kodifikim i të drejtës civile" ka theksuar ministri Tahiri. Ministri Tahiri ka shprehur bindjen se Kodi Civil do të ofroj dispozita të përshtatshme për krijimin e një ambienti ekonomik ku kontrata ka fjalën e fundit në zbatim. "Ky Kod ka mundësuar zgjidhje të reja dhe më të përshtatshme të bazuara në premisat themelore të rendit liberal, siç janë liria, pacenueshmëria e lirisë individuale të zgjedhjes, barazia para ligjit, liria kontraktuale, dhe mbi të gjitha pacenueshmëria e pronës. Një gjë e tillë do t'iu ndihmojë qytetarëve të Republikës së Kosovës të përfitojnë nga të drejtat e tyre.  Gjyqtarët do ta kenë më të lehtë që të interpretojnë dispozitat si dhe këto norma të kodifikuara, do të ofrojnë dispozita të përshtatshme për krijimin e një ambienti ekonomik ku kontrata ka fjalën e fundit në zbatim" ka theksuar ministri Tahiri. Pas një pune dy vjeçare të ekspertëve, Draft Kodi Civil është i gatshëm që të dal në konsultime publike, para se të miratohet në Mbledhjen e Qeverisë dhe të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shefja e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova, ka theksuar se përfundimi i draftimit të Kodit Civil dhe publikimi për konsultime me publikun, është arritje e madhe në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me vlerat evropiane. Kodi Civil  ka 5 pjesë: Pjesa e Përgjithshme, Libri për të Drejtën Familjare, Libri për Obligimet, Libri për të Drejtat Pronësore dhe Libri për Trashëgiminë. Këto libra përputhen me standardet e aplikueshme të Bashkimit Evropian dhe do mbështesin bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile – lokale dhe ndërkombëtare – me të gjithë partnerët përkatës, si gjyqësori, avokatët, noterët, odat ekonomike dhe të gjithë partnerët e tjerë relevantë profesionalë.

Foto Galeria