Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Me ndryshimet në Kodin e ri të Procedurës Penale askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë

Ministri Tahiri: Me ndryshimet në Kodin e ri të Procedurës Penale askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë

Prishtinë, 14/01/2019

Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur që në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, po përmbyllet transformimi i drejtësisë penale.

Sipas ministrit Tahiri, nga 547 nene që ka Kodi, 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, duke u fokusuar në ndryshime që do të mundësojnë luftë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. ndër ndryshimet thelbësore, ministri Tahiri ka përmendur suspendimin e zyrtarëve të lartë publik për të cilët është shpallur aktgjykim dënues lidhur me veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Qëllimi i këtij ndryshimi propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimin e mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë” ka theksuar ministri Tahiri. 

Ndër ndryshime tjera, ministri Tahiri ka përmendur heqjen e dëgjimit të dytë, alternativën e zgjatjes së afatit të hetimeve, ndryshimet që lidhen me procedurat e konfiskimit të pasurisë së paluajtshme të fituar në mënyrë të paligjshme e deri tek shtimi i gjykimit në mungesë, propozim që ka ardhur për shkak se në shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë,  të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës. Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës.

“E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, askush s’do mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale, dhe askush s’do mund të sfidojë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Jam i bindur se ky Kod, do ketë përkrahje të gjerë edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe që puna e mirë që është bërë në hartimin e tij, të përmbyllet me një miratimin e tij sa më parë, duke mundësuar kështu transformimin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës, si një sistem efikas, të drejtë, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm” ka përfunduar ministri Tahiri

Foto Galeria