Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta

Ministri Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta

Prishtinë, 10/12/2018

 
 
Mesazhi i plotë i ministrit Tahiri: 
 
Sot nis “Java Kundër Korrupsionit. Lufta kundër kësaj dukurie, ka qenë një aktivitet i vazhdueshëm një vjeçar i politikave të mia si Ministër i Drejtësisë. 
 
Hartimi nga Ministria e Drejtësisë si dhe miratimi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës i Kodit Penal, Ligjit për konfiskimin e Pasurisë së  Paligjshme, Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizueseve,  kanë mundësuar ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë,  keqpërdorimin në prokurimin publik, duke i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.
 
Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta, ndërsa pos ndjekjes penale, për këto vepra do të zbatohet edhe konfiskimi i pasurisë.
 
Për të pamundësuar abuzimin me detyra zyrtare, kemi punuar edhe në ndalimin njëherë e përgjithmonë të pozitave të shumta dhe përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i funksioneve nëpër komisione e borde e ndërmarrje të ndryshme. 
 
Megjithatë, betejën politike dhe institucionale kundër kësaj dukurie nuk duhet ta shohim vetëm si thirrje të jashtme për të përmbushur standardet evropiane, por duhet ta kemi prioritet nacional dhe nevoje të brendshme  dhe të domosdoshme, për të rrënuar idenë e abuzimit me institucionet publike.  
 
Zbatimi sa më i efikas i ligjeve të miratuara nga mekanizmat ligj zbatues sot përbën një detyrë primare për shtetin e Kosovës, me synim që të prodhohen efekte sa më të shpejta në këtë përpjekje. 
 
Në funksion të këtij qëllimi, Ministria e Drejtësisë ka lansuar edhe agjendën “Drejtësia 2020”, me që rast krijimi i kushteve sa më të domosdoshme për zbatimin e ligjeve të miratuara, do të jetë njëra nga shtyllat kruciale të reformave të gjithanshme institucionale që kemi ndërmarr në sferën e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.