
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Edukimi ligjor dhe arsimi juridik, sipas ministrit Tahiri, është jetik në konsolidimin e sundimit të Ligjit në Kosovë, meqë kuadrot për këtë sistem përgatiten nga institucionet arsimore.
Andaj, ministri Tahiri ka kërkuar përmirësimin e cilësisë së mësimit praktik dhe mësimdhënies e mësim-nxënies aplikative në fushën juridike përmes qasjes teorike dhe praktike të mësimit, si dhe vlerësimin e nevojave të tregut të punës, në rishikimin e programeve studimore, me theks në shkathtësi dhe kompetenca, me qëllim të modernizimit të kurrikulave për përgatitje të juristëve.
“Siç vërehet, adresimi i këtyre sfidave, tejkalon përgjegjësitë e një institucioni të vetëm prandaj, është e rëndësishme që të vazhdohet dhe zgjerohet puna dhe bashkëpunimi ndër-institucional për promovimin e politikave që orientojnë dhe stimulojnë studentët e fushës së drejtësisë të përvetësojnë shkathtësitë e nevojshme të tregut të punës” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka kërkuar që propozimet e programeve të reja mësimore, para se të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, të përfshijnë edhe konsultimin me institucionet e sektorit të sundimit të ligjit dhe punëdhënës tjerë potencial në mënyrë që të merret harmonizimi me nevojat e tregut të punës.
Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për ofrimin e praktikës profesionale për studentë në të gjitha institucionet dhe punëdhënësit tjerë potencial, por ka kërkuar edhe ndërtimin e Qendrave apo Klinikave Juridike, që do të mundësojnë dije praktike edhe brenda vetë institucioneve arsimore.