Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Qelaj: I jashtëzakonshëm roli i mediave në parandalimin e dhunës në familje

Qelaj: I jashtëzakonshëm roli i mediave në parandalimin e dhunës në familje

Prishtinë, 15/11/2018

Zëvendësministri i Drejtësisë dhe Koordinatori i Kosovës kundër Dhunës në Familje Naim Qelaj, tha se në Kosovë ekziston infrastruktura ligjore dhe Strategjia Kombëtare, për mbrojtjen nga  dhuna në familje,  por dhuna në familje në shoqërinë tonë vazhdon të jetë prezente.

Ndërsa ka pohuar se është e nevojshme, që të promovohet ideja, që dhuna nuk duhet të tolerohet nga askush dhe aty ku ka dhunë, duhet të  ngritët zëri dhe të mos heshtët.

"Infrastruktura ligjore, politikat e shtetit ekzistojnë, të integruara mirë me Kushtetutën e  Kosovës . Infrastruktura ligjore ekziston edhe qasja e publikut për këto tema. Megjithatë dhuna është prezente. Brenda 10 viteve kemi pasur 36 raste të vrasjeve, ku viktimat janë gratë. Ky fakt me ka shqetësuar shumë dhe kam filluar të mendoj më racionalisht, çka ne si shoqëri po bëjmë dhe si mund ta parandalojmë këtë dukuri kaq të  keqe, me të cilën ballafaqohet e gjithë bota", tha ai.

Qelaj ka folur po ashtu edhe  rolin e mediave, sa i përket ndërgjegjësimit të publikut, për raste e dhunës në familje. Sipas tij mediat kanë një rol të veçantë dhe se ato duhet të krijojnë partneritet, jo vetëm me shoqërinë civile, por dhe me institucionet, me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

"Mediat mund të bëjnë një punë shumë të madhe. Unë konsideroj që për këtë arsye, pikërisht mediat duhet të krijojnë ura partneriteti me institucionet, që këto që janë shkruar në ligj të zbatohen, jo të mbeten në letër. Mediat  mund të ndikojnë,  jo vetëm në ndërgjegjësim, jo vetëm në ndryshimin dhe zbatimin e politikave, por si mund të ndikojnë dhe në parandalimin e dhunës në familje. Në zona të caktuara rurale, vetëdija jonë shoqërore është në nivel jo të mjaftueshëm. Roli i mediave është që të depërtojë dhe në këtë shtresë të shoqërisë. Që do të ndikojë dhe në ngritjen e  vetëdijes. Ngritja e vetëdijes, do të thotë mos të pranohet dhuna dhe në çdo rast të raportohet. Dhuna tek ne nuk është raportuar, sepse është konsideruar e turpshme. Tani jemi në një fazë tjetër. Prandaj roli i mediave është i jashtëzakonshëm", ka thënë ai. .

Ndërsa Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim e OKB-së, tha se mediat kanë një rol kyç, në përmirësimin e shumë dukurive negative në shoqëri.

"Jam shumë e lumtur, që shume prej jush jeni këtu, ju si gazetar. Ju si anëtarë të mediave, për çfarëdo lloj profesioni në bashkësinë e media dhe komunikimit. Kam thëne edhe më herët, ju keni përgjegjësi. Ju keni këtë privilegj dhe akces si njerëzit dëgjojnë, si njerëzit lexojnë në mëngjes si p.sh kur shfletojnë titujt e mediave. Dhe kjo përgjegjësi, mund të përdoret për përmirësimin e shoqërinë tone", tha ajo.

Ndërkaq Petrit Qollaku nga Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK) në emër të AGK-së tha se gazetarët femra ballafaqohen me pabarazi, me sulme dhe kërcënime, për vet faktin që janë femra.

"Disi vërehet që Sulmet kërcënimet  bëhet më të lehta ndaj kolegeve, ndaj gazetareve femra.Më kujtohen disa raste, ku koleget tona gazetare, kanë qenë drejtpërdrejtë të sulmuara, për faktin që kanë qenë femra", tha ai.

Foto Galeria