
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Është e papranueshme që kundërshtarët më të mëdhenj të lëvizjes së lirë përmes konferencave për shtyp të glorifikojnë qëndrimet e tyre si alternativë, përkundër faktit se në përditshmëri refuzojnë të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Për informimin korrekt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se për 14 muaj me radhë janë ndërmarrë reforma të thella në drejtësi, përfshirë transformimin e politikës penale në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit si dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, fuqizimin e gjyqësorit, të drejtave pronësore, kodifikimit të së drejtës civile, si dhe përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane.
Këto reforma kanë ndikuar drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve si dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Janë dy subjekte politike që i kanë kundërshtuar në vazhdimësi këto reforma, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Këto dy subjekte politike përmes abuzimit me mandatet që kanë duke shfaqur papërgjegjësi të plotë në mbështetje të këtyre reformave, çdo ditë i kanë kontribuar dhe i kontribuojnë skeptikëve të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, jam i bindur se krahas përmbushjes së secilit obligim të Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, vendet e Bashkimit Evropian do të njohin kredencialet e përpjekjeve tona institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm brenda Zonës Shengen, si e drejtë e paalternativë.