
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në letrën e tij, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin institucional dhe shoqëror për stagnimin e plotë të zbardhjes së fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë.
“Si Ministër i Drejtësisë, e kam vendosur si prioritetet trajtimin e kësaj çështje gjatë mandatit tim dhe jam plotësisht i gatshëm për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale që secili rast i të pagjeturve, pavarësisht përkatësisë etnike të gjejë zgjidhje të shpejtë. Për këtë, jemi duke punuar ngushtë edhe me Misionin Evropian të Sundimit të Ligjit që është duke ndihmuar kapacitetet tona të mjekësisë ligjore.
Megjithatë, adresa reale e kësaj çështje është e ditur botërisht. Republika e Serbisë duhet të hapë arkivat e saj dhe të ofrojë informata për secilin rast, në mënyrë që identifikimi dhe gjurmimi i lokacioneve ku mund të jenë eshtrat e viktimave të luftës së fundit, të bëhet sa më shpejt, dhe që ky kapitull i rëndë i historisë sonë të përmbyllet” ka shkruar ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka theksuar se kjo çështje kërkon zgjidhje përtej politike, meqenëse prek humanizmin dhe ndërgjegjen kolektive të popujve ndaj njëri-tjetrit, andaj ka kërkuar që kjo temë të ngritët në çdo takim që Ministrat e BE-së kanë me përfaqësuesit e Republikës së Serbisë.
“Me konsideratën më të lartë dhe duke ju ftuar për një reflektim mbi bazat e humanizmit dhe parimeve më të shëndosha mbi të cilat është ngritur civilizimi evropian, kërkoj që këtë temë ta keni në agjendë të bisedimeve me përfaqësuesit dhe diplomatët e Republikës së Serbisë në çdo rrethanë dhe në çdo rast që ju jepet. Vetëm duke zbardhur fatin e të pagjeturve, do të mund të rehabilitohen familjet tona dhe shoqëria jonë në përgjithësi. Unë besoj në vlerat e qytetërimit evropian dhe besoj tek mandati juaj, si institucionalistë të zgjedhur për të shërbyer konform këtyre vlerave” ka shkruar në letrën e tij ministri Tahiri.