Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Sqarim nga Ministria e Drejtësisë

Sqarim nga Ministria e Drejtësisë

Prishtinë, 11/07/2018

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme vepron si gjykatë dy-shkallëshe. Është tërësisht e qartë se vendimet e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, si pjesë e Gjykatës Supreme, nuk mund të jenë objekt i asnjë shkalle të mëtejshme të ankimimit, përveç se objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila garantohet nga paragrafi 15 i nenit 9 të Projektligjit në fjalë. 

Duke marrë parasysh faktin se sipas Ligjit për Gjykatat, Dhoma e Posaçme është pjesë e Gjykatës Supreme si dhe duke marrë për bazë specifikat dhe procedurat e veçanta që zhvillohen në këtë institucion gjyqësor, mungesa e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë (neni 31 dhe 54 i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 6 dhe 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut). Ky qëndrim është vërtetuar edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, gjatë trajtimit të mëhershëm të pretendimeve të ngjashme.

Nga ana tjetër, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme jo vetëm se mundëson kalimin e kompetencave të plota tek gjyqtarët vendorë por njëkohësisht ofron alternativa konkrete që rrisin efikasitetin e punës së gjykatës dhe shtojnë nivelin e llogaridhënies së gjyqtarëve për punën e tyre. Përmes ndryshimeve strukturore dhe organizative janë ndërmarrë masa për zbatimin e parimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor. Këto ndryshime kanë si synim bazë rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve dhe reduktimin ndjeshëm të numrit të lëndëve të grumbulluara, që rezulton me zhbllokimin e fondeve të privatizimit dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
 
Ministria e Drejtësisë është e bindur se gjatë seancës së nesërme deputetët do të vënë interesin e vendit mbi të gjitha dhe do ta miratojnë këtë Projektligj.