
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në takim, ku ishin pjesëmarrës edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, u diskutua lidhur me përmbushjen e Agjendës së Reformës Evropiane.
Ministri Tahiri me këtë rast, njoftoi drejtoreshën Ruiz-Calavera se tashmë Ministria e Drejtësisë ka përmbushur obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, duke hartuar edhe Pakon e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakon e Ligjeve Kundër Korrupsionit, si dhe me nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
“Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është i pa alternativë dhe ndërlidhet me ndërtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton që puna jonë është dhe do të bëhet edhe më e vështirë, pasi nënkupton përmbushjen e pritshmërive që vetë i kemi vendosur, në mënyrë që të arrijmë rezultate për vendin tonë. Këto rezultate nënkuptojnë bërjen e gjyqësorit më efikas, përmirësim në fushën e respektimit të të drejtave njerëzore, luftimit me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krijimit të një atmosfere të duhur për të bërë biznes dhe për tërheqjen e investimeve të huaja” tha ministri Tahiri.
Gjatë raportimit, ministri Tahiri tha se në punën në ndryshimet ligjore, janë udhëzuar nga parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian.
“Ministria e Drejtësisë, gjatë hartimit të legjislacionit, ka marrë si udhëzues të saj parimet mbi të cilat është ndërtuar vetë Bashkimi Evropian, duke hartuar norma ligjore që respektojnë të drejtat njerëzore dhe liritë themelore, duke përfshirë masa që luftojnë korrupsionin si dhe duke inicuar aktivitete siç është Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të fuqizoj sistemin e drejtësisë në Kosovë” tha ministri Tahiri.