
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Qëllimi i tij ishte të kuptuarit më gjerësisht të strukturave rajonale, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në mekanizmat e konfiskimit, administrimit dhe shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në shtator të vitit 2017 nën kryesimin e Presidencës së BAMIN të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, nën organizimin e TAIEX dhe mbështetjen e Projektit të BE-së “Mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” ka organizuar një Punëtori, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: të Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, IRJ të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hecegovinës dhe Sllovenisë, e cila Punëtori kishte për synim mbështetjen e institucioneve në luftimin e krimit dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në mekanizmat e konfiskimit, administrimit dhe shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Kosova ka dorëzuar Presidencën e BAMIN-it për vitin 2018 tek ish R.J. Maqedonia, e cila e kryeson ketë vit. Presidencat e radhës do ti kenë Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2019 dhe Mali i Zi në vitin 2020. Kosova vazhdon të jete në Këshillin Drejtues BARIN (Këshilli Drejtues do të përbëhet nga tre anëtarë; Presidenca aktuale e BARIN-it, Presidenca e mëparshme dhe Presidenca vijuese).
Takimi me temën: Praktikat më të mira të BE-së për Rikthimin dhe Menaxhimin e Pasurisë
Këtë vit, R.J. Maqedonia organizoi Koferencën me temën: Praktikat më të mira të BE-së për Rikthimin dhe menaxhimin e Pasurisë. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: të Shqipërisë, Malit të Zi, IRJ të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbia, si dhe përfaqësues të Zyrës së EUROPOL për Pasuritë Kriminale; Belgjikës, Holandës, Anglisë, Irlandës dhe Bullgarisë, si dhe kompania private e kontraktuar nga njësitet e rikthimit të pasurisë në Britaninë e Madhe.
Çdo anëtar i juridiksionit ka ofruar përditësimet sa i përket themelimit të ZAP-ëve të tyre dhe një pasqyrë të bashkëpunimit ndër-agjenci në lidhje me administrimin e pasurisë së konfiskuar kriminale.
Në këtë Punëtori dyditore janë diskutuar të arriturat dhe sfidat sa i përket rikthimit të pasurive, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë, me fokus menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në përgjithësi, ku në veçanti është diskutuar për ruajtjen e pasurive të sekuestruara/konfiskuar; shitjen e pasurisë së sekuestruar, si dhe menaxhimi i pasurisë së sekuestruar të kompanive.
Po ashtu, punëtoria ishte një mundësi e mirë për të shpalosur dhe diskutuar punën tonë në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira në këtë fushë, por pse jo edhe për problemet të cilat janë shfaqur në rrugën drejt objektivave tona.