Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Mbrojtja e informatorëve, pjesë integrale e promovimit dhe inkurajimit të transparencës

Ministri Tahiri: Mbrojtja e informatorëve, pjesë integrale e promovimit dhe inkurajimit të transparencës

Prishtinë, 26/03/2018

Me këtë rast, Ministri Tahiri tha se sundimi i ligjit lidhet me besimin që kanë qytetarët në sistemin e drejtësisë së një vendi,  me luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çështje të cilat për Ministrin Tahiri do të mbeten prioritet qoftë nga pozita e ministrit apo edhe nga pozita e qytetarit të këtij vendi.

Ministri Tahiri theksoi se mbrojtja e informatorëve, është pjesë integrale e promovimit dhe inkurajimit të transparencës, integritetit si dhe detektimit dhe ekspozimit të sjelljeve të pahijshme nga zyrtarët e institucioneve.
 
“Kjo tryezë sot, është dedikim i imi si ministër i Drejtësisë, që këtë temë ta sjellim në një dimension të ri, ashtu siç duhet të jetë, në mënyrë që t’i shërbejë për mbrojtjen e atyre që unë i konsideroj heronj të vërtetë, që para heshtjes dhe pajtimit, zgjedhin të ekspozojnë devijimin dhe shkeljen e ligjit në institucionet tona, nga kushdo dhe kudo”, tha Ministri Tahiri.

Duke folur për rëndësinë e këtij Ligji, ministri Tahiri tha se synon të hartoj një ligj  përmes të cilit do t’i sjellim informatorët në një dimension tërësisht të ri, ku do të njihen kredencialet e tyre si mbrojtësit më të mirë të interesit publik. Ministri Tahiri shtoi se ky ligj do të promovojë kulturën e përgjegjshmërisë, integritetit dhe të inkurajojë sinjalizimin e keq-bërjes, mashtrimit dhe korrupsionit.

“Unë besoj dhe synoj që përmes këtij ligji, të promovojmë transparencën si dhe të demonstrojmë në mënyrë konkrete, diferencën ndërmjet zyrtarit që flet dhe atij që mbetet i heshtur”, tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri u shpreh i bindur se ky ligj, do t’iu shërbejë të gjithë atyre që kanë fakte përmes së cilave dëshmohet keqpërdorimi, e që ju mundëson atyre një adresë të sigurt të ekspozimit të këtyre fakteve, pa frikën e ndëshkimit, pa frikën e hakmarrjes dhe pa asnjë lloj frike tjetër.
 
Në fund të fjalës së tij, ministri Tahiri ka ftuar të gjithë aktorët relevant, shoqërinë civile, mediat dhe gazetarët investigues, që të vazhdojnë punën e tyre në mbrojtjen e integritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ofruar mbështetje të plotë dhe të pa kompromis si ministër i Drejtësisë.
 
Për rolin e informatorëve kanë folur edhe zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Libor Chlad, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, Këshilltari nga Projekti i Përbashkët i Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), Edmond Dunga  si dhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Betim Musliu.

Foto Galeria