Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri konfirmoi përkushtimin për riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pas përfundimit të Misionit të EULEX-it

Ministri Tahiri konfirmoi përkushtimin për riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pas përfundimit të Misionit të EULEX-it

Prishtinë, 24/03/2018

 
                                                                
                                                                                  
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i veprimeve të  përbashkëta në lidhje me sigurimin e funksionimit të Dhomës së Posaqme të Gjykatës Supreme me rastin e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe përshpejtimin e punës së kësaj gjykate. 

Ministri Tahiri potencoi se puna e kësaj gjykate ndikon drejtëpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit e sidomos tek shpërdarja e fondeve në mirëbesim tek punëtorët dhe kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si dhe bartja e mjeteve të mbetura tek buxheti i Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit Tahiri,  Misioni i EULEX-it ka arritur objektivat e veta dhe se kontributi i tij sidomos në këtë gjykatë ka qenë i pazëvendësueshëm. Në vijim, ministri Tahiri siguroi të pranishmit se Ministria e Drejtësisë i ka dhënë prioritet procedurave për ndryshimin e ligjit, në mënyrë që të mundësohet baza ligjore për zëvendësimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë me ata vendorë dhe se ky procesi po ec me hapin e duhur. Për më shumë ai theksoi nevojën e përshpejtimit të punës së kësaj gjykate për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë të mjeteve në mirëbesim si e drejtë themelore për punëtorët dhe kreditorët. 

"Është e papranueshme që për shkak të resurseve të pakta dhe dinamikës së ulët të punës së kësaj gjykate, punëtorët dhe kreditorët të presin me vite të tëra për të marrë hisen e tyre të ligjshme nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. Ministria e Drejtësisë është  e vendosur të ndërmarr të gjitha veprimet brenda mandatit të saj që të sigurohemi se po zbatohen parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor" theksoi ministri Tahiri. 

Në takim është theksuar përkushtimi i përbashkët për të punuar në sigurimin e vazhdimësisë së punës së rregullt në gjykatë, sidomos pas përfundimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë.