Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri garanton proces fer dhe transparent në përzgjedhjen e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ministri Tahiri garanton proces fer dhe transparent në përzgjedhjen e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 08/03/2018

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky institucion në aspekte shumë të ndjeshme të shoqërisë, e sidomos në trajtimin e çështjeve siç është ajo e personave të zhdukur, ministri Tahiri ka bërë të ditur se nga një departament i Ministrisë së Drejtësisë, Instituti i Mjekësisë Ligjore është shndërruar në agjenci. 

Ministri Tahiri ka falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, e cila në bazë të marrëveshjes që ka me Qeverinë është angazhuar në  konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të këtij Instituti.  Meqenëse konkursi nuk ka qenë i suksesshëm dy herë për shkak të mungesë të aplikuesve të mjaftueshëm që kanë plotësuar kriteret e caktuara, ministri Tahiri ka bërë publikisht thirrje për të gjithë ata që plotësojnë kushtet që të aplikojnë me rastin e shpalljes së konkursit për herë të tretë, duke garantuar se i gjithë procesi do të jetë fer dhe transparent.

Ministri Tahiri ka potencuar nevojën që fuqizimi i këtij Instituti tash të vazhdoj edhe me shkollimin e kuadrove të reja në fushat deficitare që këtij instituti i mungojnë. 

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, jemi të interesuar që t’i ngrisim kapacitetet. Jam i interesuar që të angazhohemi bashkërisht të investojmë në kuadro të reja, kemi deficit të kuadrove për shumë arsye. Si ministër i Drejtësisë do të mundohem t’i mobilizoj të gjitha resurset relevante, që të gjejmë forma dhe burime financimi për bursa në shkollimin e të rinjve tanë në fushat specifike deficitare të mjekësisë ligjore, që nesër t’i kemi pranë këtij instituti” ka thënë ministri Tahiri.

Nga ana e saj, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, ka falënderuar ministrin për iniciativën në plotësimin e kapaciteteve të këtij Instituti. 

“Dua të falënderoj ministrin për angazhimin e tij në iniciativën për të plotësuar kapacitetet e Institutit. Pasi EULEX-i është duke u tërhequr ngadalë, jemi duke kërkuar partnerë kredibil dhe kompetentë për t’i dorëzuar lëndët tona, dhe për të punuar me ta për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Kosovës” ka thënë Papadopoulou.

Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O'Connell, anulimi dy herë i konkursit për Drejtor të Institutit, tregon përkushtimin për gjetjen e një drejtori të mirë. 

“Për mua ky nuk është dështim, për mua ky fakt tregon që Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë serioze për të gjetur drejtorin e mirë nga një fushë e gjerë e kandidatëve. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për këtë institucion, por gjithashtu për parimin në Kosovë, që rekrutimi duhet të bëhet në bazë të meritës” ka thënë ambasadori.

Vetë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka falënderuar për mbështetjen që ka marrë ky Institut.

“Jam i kënaqur me ndërhyrjet e shpejta të Ministrit i cili është i interesuar që ky Institut të merr kahjen e duhur” ka thënë ai.
 

Foto Galeria