Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Tahiri: Sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve

Ministri Tahiri: Sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve

Prishtinë, 14/02/2018

Në konferencën për medie pas takimit, ministri Tahiri ka falënderuar dekanët për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Pa dyshim që një sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve tanë që i kemi nëpër këto fakultete.
Dhe sot kur ne po fillojmë një proces shumë të rëndësishëm, siç është Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë, kërkova nga të gjithë dekanët, nga udhëheqësit e fakulteteve juridike, që të jenë pjesë e Rishikimi, kuadrot e tyre, profesorët e tyre dhe me studentët më të mirë, në mënyrë që të arrijnë të japin kontribut në shtatë shtyllat që i kemi paraparë në reformën që do të fillojë në fund të këtij muaji” ka thënë ministri Tahiri.

Përveç në këtë proces, Ministri Tahiri bëri të ditur se studentët e Fakulteteve Juridike do të jenë pjesë e programeve të veçanta të praktikës në Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në hartimin e legjislacionit të ri. “Kemi agjendë legjislative tejet të ngarkuar për vitin 2018. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një ministri të ketë 18 projektligje, duke përfshirë edhe Zyrën e Kryeministrit. Për këto projektligje kërkova që të japin kontributin e tyre, profesorët, dekanët, studentët e mirë, që të arrijmë që në fund të vitit 2018 të japim rezultate konkrete” tha ministri Tahiri.

Nga ana e tyre, dekanët falënderuan ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se do të orientohen në nxjerrjen e kuadrove që i përgjigjen nevojave të tregut.

“Në të ardhmen, fokusi do të jetë qysh nga Fakultetet Juridike sesi të ndërtohet një jurist që të jetë i dobishëm për shoqërinë, që mos të krijojmë vetëm numër por edhe kualitet” ka thënë dekani i Fakultetit Juridik të UP-së, Haxhi Gashi.

Foto Galeria