Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

Prishtinë, 18/01/2018

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë ritheksojnë se akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, z. Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm, prandaj akte të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka pranuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë, për ndihmë juridike të ndërsjellë për rastin “Ivanović”, të cilës i është bashkëngjitur kërkesa e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë, në bazë të së cilës kërkohet ndihmë juridike nga Republika e Kosovës sipas procedurave të theksuara në marrëveshjen dypalëshe në fuqi. 
 
Kërkesa ekskluzivisht ndërlidhet me mundësinë e ofrimit të kopjes së dëshmive eventuale, të dhënave dhe njoftimeve të tjera, të cilat i posedojnë apo mund t’i posedojnë organet prokuroriale dhe policore të Republikës së Kosovës, përkitazi me këtë rast.

Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherit duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e saj  dhe organet e zbatimit të ligjit, me qellim që procedura hetimore të zhvillohet me efikasitet dhe se hetimet janë duke u zhvilluar në parametra të mirëfilltë. Policia e Kosovës ka identifikuar elemente që mundësojnë zhvillim cilësor të hetimeve përkitazi me rastin në fjalë.

Institucionet dhe organet e sundimit të rendit dhe ligjit, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast dhe janë jashtëzakonisht të përkushtuara që kryerësit e këtij akti kriminal të dalin sa më parë para drejtësisë.