
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Z. Muharremi, në mënyrë të shkoqitur dhe përmbledhëse ka shqyrtuar ndryshimet e propozuara, rolin e Ministrisë së Drejtësisë duke e theksuar se Ministria fuqimisht përkrah dhe mbështet pavarësinë e gjyqësorit ashtu sikundër që promovon politika e legjislacion që rrisin llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë në tërësinë e tij.
Në këtë kontekst, ai ka sqaruar rolin e Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, si dhe procesin ligjor prej pranimit të ankesave për shkelje të mundshme disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve, e deri te mjetet shqyrtuese juridike për shqyrtim të ankesave sipas sistemit të shkallshmërisë deri në Gjykatën Supreme. Po ashtu, z. Muharremi ka sqaruar përmbajtjen e katalogut të shkeljeve disiplinore dhe masat disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, gjithnjë duke u bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare.
Në fund të këtyre shpjegimeve, u zhvillua debat, si dhe u parashtruan shumë pyetje, jo vetëm rreth Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë, por edhe për ligjet tjera dhe aktivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për informimin korrekt dhe me kohë të opinionit publik për zhvillimet në sektorin e drejtësisë.
P.S.
Falënderojmë mediet e pranishme, diskutimet e tyre konstruktive, si dhe debatin për çështjen e këtij projektligji dhe ftojmë ato për bashkëpunim, me qëllim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Pikat e paraqitura shkurt me rastin Projektligji për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë
Pikat kryesore:
• Procedura disiplinore bazohet në modelin e Kroacisë. Ky model është dakorduar me BE dhe ShBA.
• Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) janë përgjegjës për fillimin e hetimeve dhe shqiptimin e masave disiplinore për gjykatës dhe prokurorë.
• Ankesat e qytetarëve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve paraqiten te autoritetet kompetente, si vijon:
1. kundër një gjykatësi te kryetari i gjykatës ku punon gjykatësi;
2. kundër një prokurori te kryeprokurori i prokurorisë ku punon prokurori;
3. kundër kryetarit të një gjykate te kryetari i gjykatës supreme;
4. kundër një kryeprokurori te kryeprokurori i shtetit;
5. kundër kryetarit të gjykatës supreme dhe kryeprokurorit të shtetit te KGJK/KPK.
• Autoriteti kompetent duhet ta shqyrtojë ankesën brenda 30 ditëve dhe e hedh poshtë nëse nuk është e bazuar, nuk ka të bëjë me shkelje disiplinore ose është e parashkruar. Nëse ankesa është e bazuar, autoriteti kompetent duhet ta paraqes në KGJK/KPK kërkesën për fillimin e hetimit.
• Hetimin e gjykatësve dhe prokurorëve e bën një panel hetues i themeluar nga KGJK/KPK. Paneli përbëhet nga tre gjykatësve kur hetohet një gjykatës dhe tre prokurorëve kur hetohet një prokuror. Paneli hetues mbledh provat dhe ia dorëzon KGJK/KPK një raport mbi bazën e të cilit KGJK/KPK shqipton masën disiplinore. Kundër vendimit të KGJK/KPK lejohet ankesa para Gjykatës Supreme si instancë e fundit.
• Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit nuk kanë të drejtë të hetojnë gjykatës/prokurorë, as të shqiptojnë ndonjë masë disiplinore ndaj një gjykatësi/prokurori e as të hedhin poshtë vendimet e KGJK/KPK.
• Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Avokati i Popullit (AP) kanë kompetencat, si në vijim:
1. Në rast se një kryetar gjykate/kryeprokuror në kundërshtim me ligjin nuk e shqyrton ankesën e një qytetari MD/AP ka të drejtë të kërkojë nga KGJK/KPK fillimin e hetimeve kundër tij për shkelje disiplinore;
2. Në rast se kryetari i gjykatës/kryeprokurori në kundërshtim me ligjin e hedh poshtë ankesën e qytetarit MD/AP ka të drejtë të kërkojë nga KGJK/KPK fillimin e hetimeve për rastin i cili është hedhur poshtë;
3. Në rast se KGJK/KPK nuk merr vendim për masën disiplinore brenda afatit ligjor MD/AP ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme.