Skip to content
Hoyt Yee përgëzon Ministren Hoxha për punën e shkëlqyeshme

Hoyt Yee përgëzon Ministren Hoxha për punën e shkëlqyeshme

Prishtinë, 27/04/2017

 Në këtë takim, Ministrja Hoxha e njoftoi Z. Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit. 

Po ashtu, Ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi z. Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformat që po bëhen në sektorin e drejtësisë. 

Z. Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.
 

Foto Galeria

Skip to content