
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Hoxha theksoi se prezenca jonë dëshmon se vërtet duam të shohim ndryshime pozitive dhe progres të vazhdueshëm në rolin e gruas në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe në politikë-bërjen në veçanti.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë e përditshme me të cilat ballafaqohen vendimmarrësit në Kosovë, sepse pesha e vendimeve është e madhe. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për të arritur në një pikë që këto sfida e vështirësi të mos bëhen më të mëdha kur vendimmarrja u besohet grave”, theksoi Ministrja Hoxha.
Me rritjen e numrit të grave të përfshira në vendimmarrje, theksoi ministrja Hoxha, ne i tregojmë fillimisht shoqërisë tonë, brezave të rinj por edhe të tjerëve që Kosova po bën hapa përpara drejt thyerjes së perceptimeve të gabuara për pabarazinë e burrave dhe grave në vendimmarrje.
“Për më tepër, ne ju tregojmë fëmijëve tanë që një grua përpos të qenurit nënë, bashkëshorte apo motër e mirë dhe e përkushtuar, ajo mund të luajë paralelisht rol kyç në vendim-marrje. Kjo vendim-marrje ka vulën e grave, të cilat kanë dëshmuar dhe vazhdojnë të dëshmojnë se gjinia nuk është pengesë për suksesin, por e kundërta”, shtoi Ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha bëri thirrje që të ngritët zëri për barazi duke u bërë të ditur kështu të gjithëve se barazia kërkon shanse të barabarta, kërkon që t’i besojmë dhe t’i japim mundësi grave sa i përket vendim-marrjes ashtu siç iu kemi dhënë me dekada burrave. T´i vlerësojmë dhe kritikojmë veprimet dhe vendimet e grave, por mbi bazën e argumentit dhe jo në mungesë të këtij të fundit të fshihemi prapa deklarimeve qyqare e denigruese.
Ministrja Hoxha u zotua se si grua dhe si Ministre e Drejtësisë, do të jetë në ballë të kësaj lufte e cila është luftë për vlera të shoqërisë sonë. Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha theksoi se gratë të cilat aktualisht janë pjesë e vendimmarrjes, duhet të tregojnë se gratë në vendimmarrje nuk duhet të jenë përjashtim por rregull, nëse duam që reformat dhe proceset të ecin përpara.