
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Hoxha ka përshëndetur punën e kandidatëve duke potencuar peshën e rëndësisë së vendimeve të tyre të cilat do të jenë zëri i drejtësisë në vendin tonë, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.
“Para se të filloni çfarëdo funksioni konsideroj se duhet të udhëhiqeni nga mendimi se çdo veprim dhe vendim i juaji ka peshë, ka fuqi. Ka fuqinë e sundimit të ligjit, ka peshën e pa kontestuar të së drejtës si shtylla kryesore e një shoqërie dhe shteti. Ju, të nderuar kandidatë, do të jeni ata që do të mbroni këtë shtyllë, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ju do të mbroni qytetarin, do të mbroni vlerat dhe parimet universale, do të mbroni vendin tuaj” tha Ministrja Hoxha.
Puna e juaj, shtoi Ministrja Hoxha, do të kërkojë që të luftoni çdo padrejtësi dhe të ju ofroni qytetarëve dhe vendit tonë siguri dhe besim se drejtësia nuk është opsionale, nuk është selektive, por është e pa kompromis karshi padrejtësive dhe shkeljes së ligjit. “Të gjitha këto nuk janë të lehta, kanë sfidat e veta por janë të arritshme nëse udhëhiqeni nga parimi se askush dhe asgjë nuk është mbi ligjin dhe të drejtën”, tha Ministrja Hoxha.
Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha tha se jemi duke bërë reforma të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë me të vetmin qëllim, fuqizimin e sundimit të ligjit si rruga jonë e vetme drejt fuqizimit të shtetit dhe shoqërisë sonë. Njëherit, Ministrja Hoxha ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të cilët po ndihmojnë në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Ministrja Hoxha premtoi përkrahje të plotë në ushtrimin e profesionit të kandidatëve të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës dhe shtoi se me punën e përbashkët do ta rrisim besimin e qytetareve në sistemin e drejtësisë.