Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendësministri Dushi: Trajtimi i dhunës kundër gruas, nënkupton investim në të ardhmen e përgjithshme të qytetarëve tonë

Zëvendësministri Dushi: Trajtimi i dhunës kundër gruas, nënkupton investim në të ardhmen e përgjithshme të qytetarëve tonë

Prishtinë, 20/02/2017

Zëvendësministri Dushi gjatë fjalës së tij, e ka përshëndetur këtë iniciativë duke e vlerësuar si tejet të rëndësishme me qëllim të fuqizimit dhe funksionalizimit të të gjitha strukturave dhe mekanizmave institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të Drejtave të Njeriut, me theks të veçantë të drejtat e grave.

Në shoqërinë tonë, tha Zëvendësministri Dushi mbetet tejet shqetësues fakti se ne edhe sot dëgjojmë të ketë akoma raste të përdorimit të dhunës ndaj grave, si një nga fenomenet më të shëmtuara e paralizuese e që mban vulën e zezë për çdo shoqëri. Marrë parasysh rolin të cilin e ka një grua në shoqëri, nuk duhet kurrë të rreshtim së dënuari këtë fenomen shqetësues, sepse trajtimi i dhunës kundër grave njëkohësisht nënkupton investim në të ardhmen e përgjithshme të të gjithë qytetarëve tonë, gjë për të cilën institucionet e vendit kanë krijuar bazë të mjaftueshme ligjore por edhe mekanizma të mjaftueshëm institucional të cilat i janë dedikuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbrojtjes së grave nga dhuna e drejtuar ndaj tyre, shtoi Zëvendësministri Dushi.

Ministria e Drejtësisë, njoftoi Zëvendësministri Dushi, ka hartuar draft “Strategjinë  Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2016 – 2020”, e cila ndër të tjera trajton dhe fenomenin e dhunës në familje, fokusohet në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë ndërkombëtar, aktiviteteve informuese që synojnë parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave  si dhe trajtimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin e viktimave nga dhuna në familje dhe ndëshkimin e kryesve.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Dushi ka përshëndetur gatishmërinë e anëtarëve të grupit punues në përcaktimin e detyrave dhe planit të punës poashtu shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të luftuar këto raste dhe për të arritur nivele të barabarta me shoqëritë moderne dhe demokratike në botë.

Foto Galeria