Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Hoxha takoi komisionarin Muiznieks, diskutim për të arriturat dhe sfidat në drejtësi

Ministrja Hoxha takoi komisionarin Muiznieks, diskutim për të arriturat dhe sfidat në drejtësi

Prishtinë, 08/02/2017

Lidhur me kornizën ligjore, Ministrja Hoxha vuri në dukje se Kodi i Procedurës Penale, ka ashpërsuar dënimet, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me të ashtuquajturat “viktima të ndjeshme”. Ndërsa për çështjen e personave të pagjetur, ministrja shprehu falënderim ndaj institucioneve ndërkombëtare, duke ritheksuar rëndësinë e kësaj çështjeje.

“Por, bashkësia ndërkombëtare dhe më tutje duhet të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive”, theksoi ministrja Hoxha.

Rreth kompensimit të viktimave të krimit, Ministrja foli për legjislacionin dhe të drejtën për kompensim, me qëllim që të rindërtojnë jetën e tyre dhe të bëhet përparim i mëtejshëm i paqes së qëndrueshme.

Sa i takon krimit të urrejtjes, në Kosovë është relativisht koncept i ri, por pas rishikimit të sektorit të drejtësisë, priten rezultate më të mira ndaj krimit ndëretnik dhe krimit të bazuar në urrejtje.
Misioni i Ministrisë së Drejtësisë lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, fuqizimin e zbatimit dhe sundimin e ligjit dhe se kjo do të arrihet falë përkushtimit të gjithanshëm të stafit vendor dhe asistencës ndërkombëtare të BE-së.

Rreth çështjes së sigurisë së medias, Ministrja vuri në pah rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura, duke theksuar se inkurajon institucionet që merren me veprat penale të kryera ndaj gazetarëve që të ofrojnë hetime të shpejta dhe shqyrtim me kohë të arsyeshme të rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve.

Komisionari Muiznieks, e falënderoi Ministren Hoxha për të arriturat në lëmin e legjislacionit duke vlerësuar në veçanti ato nga fusha e të drejtave të njeriut, kompensimin e viktimave të krimit. Në këtë takim, morën pjesë edhe zv. drejtori i Zyrës së Komisionarit për të Drejtat e Njeriut, z.  Sitaropoulos, si dhe dy këshilltarët e tij, znj. Biçakçiq dhe z. Mommers.

Foto Galeria