
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në këtë konferencë, morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ambasadorë dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë. Në fjalën e rastit, ministrja Hoxha ofroi përkrahje të plotë dhe theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të jetë sa mё funksional, me qëllim të forcimit të shtetit, aderimit në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar, i plotësimit të standardeve dhe integrimit në BE si dhe është çelësi i zhvillimit ekonomik.
“Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka kompetenca mjaft të kufizuara në drejtim të prokurorisë e gjyqësorit, është kënaqësi e jona që të mund t’ju dalim në ndihmë me vendosjen e politikave më të mira për të funksionuar sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Çelës i suksesit të punës së Prokurorit është rritja e transparencës dhe llogaridhënies dhe se në këtë drejtim janë duke u rishikuar një sërë ligjesh, si ai i Kodit Penal, Procedurës penale, Ligji për gjykatat dhe një sërë ligjesh tjera që përmirësojnë efikasitetin e gjykatave. Do ta keni gjithmonë përkrahjen e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi ministrja Hoxha.
“Me kërkesë të Presidentit, kemi filluar procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Në përgatitjen e ndryshimeve në këto Kode, ne do të përpiqemi që të sjellim praktikat më të mira botërore e të cilat do t’ju mundësojnë prokurorëve, por edhe gjyqtarëve tanë që të luftojnë kriminalitetin në mënyrën sa më efikase. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet problemeve që prokurorët dhe gjyqtarët kanë hasur gjatë punës së tyre për të vënë drejtësi”, theksoi ministrja Hoxha.
Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha vuri në pah se do të jetë gjithnjë e përkushtuar për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e ligjit, njëherit ftoi institucionet gjegjëse që të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për fuqizimin e sundimit të ligjit.