
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në Vjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ku po merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit.
“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.
Më tej, Ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.
Ndër të tjera, Ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.
Në fund, Ministrja Dhurata Hoxha, ritheksoi gatishmërine e Kosovës dhe popullit të saj për t'u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e Shtetit dhe shoqërisë kosovare.